Data: е premte, 04 maj 2018, ora 11:30

Vendi: Fakulteti për Shkenca Informatike dhe Inxhinieri Kompjuterike – FSHIIK, Shkup

 

Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis” ka nderin t’ju ftojë të merrni pjesë në ngjarjen publike për këmbimin e njohurive dhe të përvojave “Liria në internet”, që do të mbahet më 04 maj 2018, në Fakulteti për Shkenca Informatike dhe Inxhinieri Kompjuterike – FSHIIK, Shkup.

Ngjarja do t’i dedikohet prezantimit të raporteve paraprake të projektit “Liria në internet” në lidhje me mbrojtjen e të drejtave të njeriut, si dhe prezantimit të rezultateve të matjeve të nivelit të hapjes së institucioneve nga projekti “Rrjeti për llogaridhënie, teknologji dhe institucione të hapura në Evropën Juglindore”.

Ju ftojmë të merrni pjesë aktive në diskutim, sidomos gazetarët, juristët, avokatët dhe aktivistët, me theks të veçantë në ngritjen e vetëdijes publike për standardet ligjore ndërkombëtare që duhet të zbatohen dhe këmbimin e përvojave të juristëve, gazetarëve, hulumtuesve akademikë dhe praktikantëve që punojnë në këto fusha në Maqedoni.

Bazë për diskutim janë:

Agjenda e ngjarjes gjendet në vazhdim, ndërsa për shkak të numrit të kufizuar të vendeve, Ju lutemi që ta konfirmoni pjesëmarrjen Tuaj, duke e plotësuar formularin për regjistrim, nëpërmjet e-mail-it në: contact@metamorphosis.org.mk, ose me telefon në numrin: 02/3109-325 (personi për kontakt: Liljana Pecova-Ilieska).

Këtu mund ta shkarkoni agjendën e ngjarjes (.pdf)

 

 

Ndaje: