Ju ftojmë merrni pjesë në uebinarin “Edukimi Medial Online–Një ‘plumb magjik’ për lajmin e rremë”, që do të mbahet online (përmes platformës Webex Training), më 15 janar të vitit 2021, nga ora 17:00 deri në orën 18:30.

Qëllimi i uebinarit është pajisja e pjesëmarrësve me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme në jetën e përditshme kur konsumojnë mediet dhe informacione. Si rezultat, pjesëmarrësit do të kuptojnë pse është e rëndësishme të kenë aftësi për Edukim Medial (EM), të fitojnë njohuri themelore të EM dhe të mësojnë se si, ku dhe kur t’i përdorin ato. Gjithashtu, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të identifikojnë propagandën, lajmet e rreme dhe mediat e dëmshme.

Dren Gërguri, i cili do të drejtojë webinarin, është ligjërues në Departamentin e Gazetarisë / Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, një trajner i çertifikuar i Tech Soup, si dhe redaktor në Observatorin Evropian të Gazetarisë. Ai ka mbajtur disa trajnime për Edukmin Medial me mësimdhënës në Kosovë dhe ka qenë ligjërues mysafir në disa universitete evropiane.

 

Një pjesë e formularit duhet të plotësohet në anglisht.

Numri maksimal i pjesëmarrësve: 25 persona.

Për informacione në lidhje me uebinarin ndiqni linkun.

Ndaje: