Mësoni si të krijoni infografik të përkryer!

Kur: 10 prill, me fillim në orën 16:00

Sa do të zgjasë? Një orë!

Çmimi i pjesëmarrjes? FALAS!

Si të regjistrohem? Kliko këtu: https://attendee.gotowebinar.com/register/7320531207318542338

Në cilët gjuhë do të mbahet uebinari? Ky uebinar do të mbahet në gjuhën angleze.

Nëse një fotografi vlen sa një mijë fjalë, atëherë infografiku i mirë vlen sa një mijë faqe. Pa marrë parasysh se a jeni duke përgatitur një prezantim, ueb-faqe apo materiale për ligjërim, asgjë nuk e tregon një ngjarje të ndërlikuar më mirë se sa infografiku.

Infografikët janë të popullarizuar për shkak se i paraqesin informatat vizuale në mënyrë intuitive. Vizualizimi i të dhënave është gjuhë e re vizuale që mund të mësohet dhe ajo i kombinon njohuritë për tregimin e ngjarjeve, për dizajn grafik ose menaxhim me të dhënat.

Ky uebinar është për Ju nëse:

  • Dëshironi të mësoni më tepër për të dhënat.
  • Punoni me të dhënat dhe nëse dëshironi t’i prezantoni ato në mënyrë shumë interesante.
  • Nëse jeni dizajnues që dëshiron të mësojë më tepër për infografikët dhe vizualizimin e të dhënave.
  • Nuk jeni dizajnues, megjithatë dëshironi të mësoni më tepër për infografikët dhe vizualizimin e të dhënave.
  • Dëshironi t’i mësoni parimet kryesore për dizajn të mirë të vizualizimit të të dhënave.
  • Dëshironi të fitoni pasqyrë për spektrin e gjerë të llojeve të ndryshme të grafikonëve dhe të roleve të tyre.

Përshkrim i shkurtër i ekspertit Ignasi Alkalde:

Ignasi ka diplomuar në fushën e multimedias, është magjistër i shoqërisë informatike dhe i shoqërisë së dijes dhe posedon diplomë universitare për analizë dhe vizualizim të të dhënave. Ai jeton dhe punon në Spanjë.

Ignasi është trajnues dhe konsulent për vizualizimin e të dhënave dhe për të dhënat e hapura. Poashtu, ai është asistent për vizualizimin e të dhënave dhe të dhënat e hapura në Universitat Oberta de Catalunya dhe në Universidad Internacional de la Rioja. Njëkohësisht, ai është menaxher i Shkollës për të dhëna në Spanjë për Open Knowledge Spain dhe trajnues i akredituar për të dhëna të hapura nga Open Data Institute, UK.

Publikimi: Vizualizimi i të dhënave: nga të dhënat deri te dija (tani për tani vetëm në spanjisht) http://www.editorialuoc.cat/visualizacion-de-la-informacion.

Mësoni më tepër për Ignasin këtu:

twitter: ignasialcalde
web: www.ignasialcalde.es

Mos e lëshoni mundësinë që të merrni pjesë në këtë uebinar – Të hënën (10 prill).

Ndaje: