Ju ftojmë të bëheni pjesë e Programit arsimor të bazuar në projektin me temë “Lufta kundër dezinformatave”, që do të mbahet nga 11 deri më 19 janar të vitit 2021. Si pjesë e programit, janë paraparë 4 seanca në datat e mëposhtme: 11, 13, 15 dhe 19 janar, nga ora 14:00 deri në orën 15:30.

Përmes këtij trajnimi interaktiv, do të njoftoheni me mënyrat se si krijohen dezinformatat, si shpërndahen të njëjtat, dhe më e rëndësishmja, do të mësoni teknikat dhe mënyrat si t’u kundërviheni atyre përmes aktiviteteve konkrete dhe parandaluese siç janë:

  • Verifikimi i fakteve
  • Targetimi i audiencave
  • Krijimi i rrëfimeve pozitive
  • Ndërmarrja e hapave për mbrojte të organizatës suaj nga sulmet destruktive dezinformuese

 

Gjatë programit, pjesëmarrësit do të inkurajohen të krijojnë fushata reale për luftë kundër dezinformatave. Ideja më e mirë do të përkrahet financiarisht për implementim.

Programi udhëhiqet nga Elida Zylbeari, gazetare dhe redaktore me përvojë disavjeçare. Ajo është udhëheqëse e projekteve në Fondacionin Metamorfozis, të cilat kanë të bëjnë me lirinë e të shprehurit dhe përforcimin e mediave në Maqedoninë e Veriut.

Ka diplomuar në Fakultetin e Shkencave të Komunikimit dhe ka magjistruar në drejtimin Diplomaci në UEJL në Maqedoni. Nga viti 2012, ajo është kryeredaktore e portalit informativ në gjuhën shqipe Portalb.mk. Ajo është kryeredaktore e versionit shqip të projektit për promovimin e shkathtësive mediatike elementare “Mendim kritik për qytetarë me shkathtësi mediatike – CriThink”. Ka qenë anëtare e bordit në Këshillin e Etikës të Mediave në Maqedoni. Nga viti 2012 deri në vitin 2014 ishte kryeredaktore e projektit “Shërbim i verifikimit të fakteve në mediat në gjuhën shqipe”.
Nga viti 2009 është gazetare aktive, verifikuese e fakteve dhe trajnere. Merr pjesë si paneliste në konferenca të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare për çështjet që lidhen me lirinë e fjalës dhe medias, shkathtësitë mediatike, gazetarinë digjitale dhe hulumtuese, qeverisjen e mirë dhe transparencën

 

Numri maksimal i pjesëmarrësve: 15

Gjuha e punës: shqip dhe anglisht.

Për informacione në lidhje me programin ndiqni linkun.

Ndaje: