judiciary2

Vullneti politik për reforma në gjyqësi dhe këmbëngulja e qëndrueshme për zbatimin e reformave ligjore, me çka do të demonstrohet se elita politike qëndron fuqishëm pas parimit të ndarjes së pushtetit në vend.

Ky është rekomandimi-përfundimi më i rëndësishëm në të cilin erdhi hulumtimi i Fondacionit Metamorfozis në kuadër të projektit rajonal për vlerësimin e përmbushjes së kritereve politike për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Përfundimi kryesor del nga fakti i përgjithshëm i konstatuar nga ekspertët se edhe ligji më i mirë mund të mbetet i pazbatuar nga bartësit e pushtetit politik ose qendrave të tjera të fuqisë.

Përveç vullnetit politik, rekomandimet që dalin nga hulumtimi përfshijnë sigurimin e instrumenteve të fuqishme ligjore dhe zbatimin e tyre, me të cilat do të pengohet korrupsioni politik në Prokurorinë publike; instrumente të fuqishme ligjore dhe vullnet politik për zbatimin e tyre që të pengohet korrupsioni politik; ndryshimi i kornizës ligjore për kontrollim të themeltë të vërtetësisë së fletëve anketuese të gjykatësve dhe të prokurorëve dhe zbatimi i saj konsekuent; ruajtja e konceptit për emërimin e gjykatësve ose prokurorëve vetëm nëpërmjet Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publikë; profesionalizim i gjykatësve dhe i prokurorëve publikë nëpërmjet sistemit të trajnim dhe arsimim të vazhdueshëm; avancimi i teknologjive të informacionit dhe të komunikimeve në gjyqësinë në RM, bashkim të sistemit të informacionit të gjyqësisë me prokurorinë dhe regjistrat qendrorë dhe bazat e tjera digjitale të të dhënave, avancim i funksionalitetit të e-gjyqësisë, që nënkupton investime më të mëdha nga shteti edhe në gjyqësi edhe në prokurori, transparencë e shtuar gjatë publikimit dhe vënies në dispozicion të vendimeve gjyqësore dhe të procesverbaleve nga seancat gjyqësore.

Hulumtimin e plotë mund ta shihni në këtë link.

Ky hulumtim është i dyti me radhë nga pesë hulumtimet që janë planifikuar në kuadër të projektit rajonal “Ballkani Perëndimor dhe procesi i anëtarësimit në BE: Zbatimi i kritereve politike”, të cilin e udhëheq Qendra për tranzicion demokratik nga Podgorica, Mali i Zi. Hulumtimet e ardhshme do të jenë në lidhje me reformat në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, reformat në sektorin mediatik dhe reformat në administratën publike.

Projekti është i mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Beograd dhe Fondacioni ballkanik për demokraci, projekt i Fondit gjerman të Marshallit, i SHBA-ve.

Ndaje: