Në kuadër të projektit “Rritja e pjesëmarrjes qytetare në Agjendën Digjitale – ICEDA”, i cili bashkëfinancohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet në 6 vende (Maqedonia e Veriut, Serbi, Kosovë, Mal të Zi, Shqipëri dhe Estoni), Fondacioni Metamorfozis organizon një sesion informues online në formën të uebinarit për aplikuesit e mundshëm në Thirrjen për aplikime për grante për organizatat e shoqërisë civile.

Sesioni do të mbahet më 10.09.2020 (e enjte) në ora 10:00 në platformën ZOOM, me një kohëzgjatje deri në 1 orë. Sesioni do të përbëhet nga një prezantim i shkurtër i projektit, Thirrjes dhe përgjigja në pyetjet e parashtruara në lidhje me Thirrjen. Sesioni do të mbahen në gjuhën maqedonase.

Të gjithë palët e interesuara janë të ftuara ta plotësojnë formularin e aplikimit (https://cutt.ly/QfxXGH7), dhe më pas do të marrin një link për të hyrë në Sesionin informues online.

Projekti “Rritja e pjesëmarrjes qytetare në Agjendën Digjitale – ICEDA” është bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Fondacioni Metamorfoza, Të dhënat e hapura Kosovë – (Open Data Kosovo) (ODK), Akademia për e-qeverisje (eGA), Qendra për Hulumtim, Transparencë dhe Llogaridhënie – CRTA, Lëvizja MJAFT, OJQ-ja 35 MM.

Ndaje: