Instituti për politikë evropiane (IPE) – Shkup, në bashkëpunim me fondacionin Metamorfozis, e me përkrahje të Fondit Ballkanik për demokraci, e realizoi projektin IPADATA dhe e prezantoi në konferencën përmbyllëse më 18.12.2013 në Info Qendrën e BE-së në Shkup.

IPADATA paraqet bazë elektronike të të dhënave që i përmban të gjitha IPA projektet që i janë ndarë Republikës së Maqedonisë (programi nacional) në periudhën prej vitit 2007 deri në vitin 2013. Gjatë futjes së projekteve në bazën me të dhëna u identifikuan disa parametra: viti i IPA-s, komponenta, lloji i marrëveshjes së nënshkruar, lloji i shfrytëzuesit dhe zbatuesi i projektit, si dhe fusha e legjislacionit për të cilën është dedikuar projekti.

Kjo paraqet përpjekje të parë për centralizimin e të gjitha të dhënave në një vend në format të njësuar me qëllim të gjenerimit të raporteve që do të japin pasqyrë të vërtetë për shkallën e shfrytëzimit të IPA fondeve në RM.

Ndaje: