Java e qasjes së hapur, e cila mbahet në periudhën 19 -25 tetor anembanë botës, është mundësi për publikun akademik dhe atë hulumtues që të vazhdojnë me zbulimin e përfitimeve potenciale nga qasja e hapur, të këmbehen njohuritë e përfituara me kolegët dhe të ndihmojë në inspirimin për pjesëmarrje më të madhe në nxitjen që qasja e hapur të bëhet formë e re arsimit dhe e hulumtimit.

Qasja e hapur deri te informatat – qasja falas, e shpejtë dhe onlajn deri te hulumtimet akademike, dhe e drejta që të përdoren dhe të ripërdoren këto rezultate – e ka forcën për ta ndryshuar mënyrën në të cilën zhvillohen hulumtimet dhe eksperimentimet shkencore. Kjo ka implikacione të drejtpërdrejta dhe të gjera mbi akademinë, mjekësinë , shkencën, industrinë dhe mbi shoqërinë në tërësi.

Qasja e hapur ka potencial ta maksimalizojë investimin në hulumtime, ta rrisë shfrytëzimin dhe dukshmërinë e hulumtimeve të publikuara, ta lehtësojë mundësinë për kryerjen e hulumtimeve nëpër gjithë literarutën që është në dispozicion, dhe ta përforcojë përparimin e gjithëmbarshëm të arsimit. Çdo vit rritet numri i agjencive për financimin e hulumtimeve, institucioneve akademike, hulumtuesve dhe shkencëtarëve, mësuesve, studentëve dhe qytetarëve nga publiku i gjerë që e përkrahin këtë lëvizje kah qasja e lirë. Java e qasjes së hapur është mundësi kyçe për të gjithë anëtarëe e komunitetit që të ndërmarrin aksione që ta mbajnë këtë tempo të ecjes përpara.

Inkuadrohuni. Pjesëmarrja në Javën e qasjes së hapur mund të jetë aq e thjeshtë sa ju të dëshironi. Kjo, poashtu mund të jetë mundësi që ta çlironi kreativitetin tuaj dhe të sajoni diçka më ambicioze, jo të zakonshme, zbavitëse.

Java e qasjes së hapur është një mundësi e çmuar që të kyçeni në lëvizjen globale për këmbim të hapur. Universitetet, kolexhet, institutet hulumtuese, bibliotekat dhe think-tank-et e shfrytëzuan Javën e qasjes së Javën e qasjes së hapur si platformë për shkruarjen e e raporteve për përfitimet shoqërore dhe ekonomike nga qasja e hapur, për mbledhjen e mjeteve të reja për përkrahjen e publikimeve me qasje të hapur dhe më tepër.

Me rastin e Javës së qasjes së hapur, më 22.10.2015, në klubin GEM në Shkup, me fillim në orën 10.00 do të mbahet konsultim i hapur në lidhje me analizën e kornizës ligjore për arsim dhe mundësitë për implementimin e resurseve të hapura arsimor. Kjo ngjarje është e hapur për pjesëmarrjen e të gjithë të interesuarve.

Hashtagu zyrtar për Javën ndërkombëtare të qasjes së hapur është #oaweek. Mësoni më tepër më ueb-faqen e Javës së qasjes së hapur.

Ndaje: