Burim: www.pixabay.com

 

Open Data si koncept është relativisht i ri,pasiqë ende nuk ka shënuar 30 vjetorin që kur është cekur për herë të parë si nocion në vitin 1995 nga një Agjenci Shkencore Amerikane. Sidoqoftë, nocioni ka mbizotëruar tërë botën me një shpejtësi të madhe për shkak të nevojës për qasje të shpejtë dhe të lehtë të informatave të cilat do të përdoren për gazetari, hulumtim, edukim dhe zgjidhje të TI, ndër të tjerash. Duke filluarga Politikat rreth Open Data të Obamës e cila ishte një politikë e llojit të veçantë në atë kohë për t’i bërë të dhënat nga Qeveria Federale më të qasshme për vendet e vogla siç është Kosova duke zbatuar Iniciativën e të Dhënave të Shpalosura në vitin 2016, të Dhënat e Hapura janë vazhdimisht duke u integruar si një mjet për të ngritur transparencën, llogaridhënien dhe efikasitetin.

Mbizotërimi i vet nocionit është shoqëruar me shumë keqkuptime që kanë penguar një përhapje më të shpejtë dhe integrim të të dhënave të shpalosura brenda institucionit publik në tërë botë, përfshirë Ballkanin Perëndimor. Në mënyrë të veçantë, Open Data është definuar si “… të dhëna të cilat mund të përdoren lirshëm, të ri-përdoren dhe të rishpërndahen nga secili — duke iu nënshtruar më së shumti kërkesës për t’i atribuar të dhënat dhe shpëndarë ato”. Në nivelin institucional, të dhënat e shpalosura janë të dyjat: të mirëpritura dhe gjithashtu skeptike. Të mirëpritura në kuptimin që kursen kohë nga komunikimi me palët e treta lidhur me sigurimin e dokumenteve të caktuara ku ato dokumente mund të bëhen publike paraprakisht dhe në këtë mënyrë të qasshme për palët e interesuara; dhe skeptike në kuptimin që mund të jetë një kanosje për privatësinë dhe mund të shpie drejt publikimit të dokumenteve institucionale konfidenciale.

Një frikë e tillë është përkthyer në keqkuptime lidhur me të dhënat e hapura duke rrezikuar kështu zhvillimin e praktikave më të mira të të dhënave të hapura përmes institucioneve publike. Keqkuptimet në lidhje me të dhënat e shpalosura që do të trajtojë ky artikull janë të informuara nga përvoja dhe mësimet e marra nga partnerët e projektit ICEDA të cilët kanë qenë të angazhuar në promovimin, hulumtimin, bashkëpunimin e ngushtë me institucionet publike dhe zbatimin e iniciativave të ndryshme të të dhënave të shpalosura në Kosovë, Maqedoni Veriore, Shqipëri, Mal të Zi dhe Serbi.

Keqkuptimi 1: Open data (të dhënat e hapura) do të publikojë një dokument PDF mbi të dhënat lidhur me treguesit e cilësisë të ajrit për 3 muajt e fundit

Përderisa botimi i një dokumenti në PDF (i cili është skanuar dobët dhe i editueshëm) sigurisht që ofron informata në lidhje me një çështje të caktuar, qëllimi i të dhënave të shpalosura nuk është vetëm që të sigurojë të dhëna, por të sigurojë të dhëna në një format i cili mund të jetë lehtësisht i qasshëm dhe të ri-përdoret. Në shembullin e lartpërmendur, publiku do të ketë qasje në të dhënat e treguesve të cilësisë së ajrit, por me çfarë kosto? Përdoruesit do t’i duhet që t’i vendosë të dhënat në format të hapur, gjë që kërkon kohë dhe përpjekje. Duke pasur këtë në mendje, zyrtarët publik duhet të publikojnë të dhëna në formate që e lehtësojnë si prioritet punën e përdoruesit përfundimtar.

Keqkuptimi: 2. Open data (të dhënat e hapura) kanosin privatësinë e qytetarëve dhe konfidencialitetin e informatave qeveritare

Të dhënat e hapura nuk nënkuptojnë që secili dokument që lëshohet nga institucioni publik duhet të jetë në dispozicion për këdo, pasi disa dokumente përmbajnë informata konfidenciale të cilat nuk janë të adresuara për publikun. Secili shtet në Ballkanin Perëndimor i ka ligjet e veta në lidhje me Lirinë e Informimit dhe Qasjen në Dokumentet Publike të cilat e rregullojnë këtë sferë. Si të tilla, këto ligje duhet të analizohen nga afër nga zyrtarët publik përgjegjës, në mënyrë që qytetarëve të mos iu mohohet qasja në të dhënat dhe informatat siç lejohet me ligj.

Ndërsa, në lidhje me privatësinë e qytetarëve, të dhënat e shpalosura mbrojnë privatësinë e tyre e cila mund të ilustrohet me shembullin vijues. Le të themi që një OJQ kërkon qasje në të dhëna nga Ministria e Arsimit lidhur me numrin e studentëve në një fushë të caktuar dhe të dhëna lidhur me moshën, vendbanimin, gjininë e tyre. Nëse Ministria do të siguronte një dokument që i përmban ato të dhëna të shoqëruara me të dhëna të tjera, si: emra dhe mbiemra, numra të telefonit, numrat të ID-ve, etj. të studentëve, atëherë kjo do të ishte shkelje e privatësisë. Por, të dhënat si numri i studentëve, së bashku me moshën, vendbanimin dhe gjininë e tyre nuk shkel privatësinë e tyre, pasi që ne nuk mund t’i kërkojmë të dhënat tek një individ i caktuar.

Keqkuptimi: 3. Qëllimi i vetëm i Open data (i të dhënave të hapura) është ngritja e transparencës dhe e qasjes për publikun

Padyshim, një nga qëllimet e të dhënave të shpalosura është ngritja e transparencës dhe e qasjes për publikun, megjithatë ato të dhëna të shpalosura synojnë gjithashtu të analizohen dhe të përdoren për të informuar vendim-marrjen dhe kërkimin nëpër nivelet e ndryshme. Me fjalë të tjera, publikimi i të dhënave në vetvete nuk mjafton; kuptimi dhe analizimi i të dhënave, kompleton misionin që qëndron pas të dhënave të shpalosura. Për shembull, të dhënat në lidhje me numrin e studentëve që ndoqën shkollën e mesme dhe më pas arsimin e lartë të cilat përshkruajnë sa studentë po iu bashkëngjiten një fushë të caktuar mund të përdoren si tregues nga institucionet përkatëse publike se cilat fusha jane duke fituar më shumë interesim nga studentët dhe pse kjo është kështu. Kjo lejon që institucionet përkatëse publike të projektojnë mekanizma të cilat më tej do të zhvillojnë iniciativa të tilla.

Për më tepër, të dhënat e hapura mund të jenë një aset edhe për sektorin privat. Bizneset nëpër fusha të ndryshme mund të përdorin të dhëna të shpalosura për t’i projektuar dhe përmirësuar produktet ose shërbimet e tyre. Siç paraqitet nga Open Data Impact Map, bizneset, posaçërisht ndërmarrjet tregtare dhe komuniteti i sipërmarrësve të ndërtimeve urbane në Evropë dhe Azinë Qendrore përdorin të dhëna të shpalosura. Sektorët që udhëheqin me përdorimin e të dhënave të shpalosura në proceset e tyre në këtë rajon janë TI dhe gjeohapësira, qeverisja, biznesi, kërkimi dhe konsulenca, ndër të tjerash.

Bazuar në këtë, qëllimi përfundimtar i të dhënave të hapura në lidhje me institucionet publike nuk është publikimi i këtij PDF dokumenti në ueb faqen e qeverisë, por është që të nxisë një kulturë të një qasjeje të bazuar në të dhëna në sfera të ndryshme të punës.

Trajtimi i keqkuptimeve rreth open data (të dhënave të shpalosura) mund të marrë forma të ndryshme Konsultimi me qeveritë, zhvillimin e zgjidhjeve dixhitale të cilat mundësojnë qasje më të lehtë në të dhënat e shpalosura, ndër të tjera arsye. Secili shtet i Ballkanit Perëndimor ka iniciativa mbi të dhënat e shpalosura ose mekanizma që kultivojnë një kulturë të tillë.

Kosova iu bashkua i lëvizjes së të dhënave të hapura duke e zhvilluar Open Government Data Portal (Portalin e Hapur të të Dhënave të Qeverisë) në vitin 2015, të cilat i zhvilloi Open Data Kosova. Së bashku me këtë, Kosova gjithashtu e zbatoi Open Data Charter (Kartën Open Data) në vitin 2016 e cila i integroi praktikat e të dhënave të hapura brenda institucioneve publike në Kosovë. Gjithashtu, e-procurement (platforma e prokurimit elektronik) është shumë e avancuar dhe përfshin të dhëna të zgjeruara në lidhje me kontratat publike. Përveç kësaj, si partner i projektit ICEDA, Open Data Kosova ka zhvilluar zgjidhje të shumta dixhitale të drejtuara nga të dhënat e hapura, siç janë Kontratat e Hapura me Bizneset e Hapura dhe Vendet e Punës në të Ardhmen . Këto platforma përdorin të dhëna e hapura nga institucionet publike për të hedhur dritë mbi tema të ndryshme si prokurimi publik, sektori i biznesit dhe arsimit. Për më tepër, sipas ligjeve në fuqi, çdo institucion publik përveç Zyrtarit për Qasje në Dokumente Publike, duhet të ketë një Zyrtar për Open Data (të Dhëna të Hapura). Për më tepër, në nivelin lokal, Komuna e Prishtinës është shumë e përkushtuar ndaj të dhënave të hapura duke zhvilluar një platformë e cila përmban të dhëna rreth të hyrave, shpenzimeve, buxhetit dhe mjeteve të tjera krahasuese lidhur me të hyrat dhe shpenzimet.

Maqedonia e Veriut ka zhvilluar mekanizma të shumëfishtë të cilët nxisin përdorimin e të dhënave të hapura. Si fillim, Platform Open Finance (Platforma e Hapur për Financa) iu ofron përdoruesve depërtim në të dhënat për çdo transaksion buxhetor të të gjithë përdoruesve të Buxhetit të Shtetit, përfshirë transaksionet e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (NJVL) dhe institucioneve të tyre buxhetore, të cilat paguhen nga Thesari i Ministrisë të Financave. Për më tepër, Maqedonia e Veriut, gjithashtu ka platforma të tjera që ofrojnë qasje në të dhënat e shpalosura, siç janë Open Data, të cilat ofrojnë të dhëna për mënyrën e parasë publike, ndërmjet të tjerash; dhe Data Gov i cili është një ekosistem i hapur i të dhënave në të cilin paraqiten, hapen, pasurohen dhe ripërdoren të dhënat. Gjithashtu, Maqedonia e Veriut ka zhvilluar një platformë COVID-19 që ofron statistika të COVID-19 të demonstruara vizualisht të cilat mund të shkarkohen si csv të ndara nga një numër i madh treguesish. Gjithashtu, në vitin 2020 dhe atë 2021, Fondacioni Metamorphosis, në kuadër të Projektit të USAID për Pjesëmarrjen e Qytetarëve, në bashkëpunim me Ministrinë për Shoqëri Informatike dhe Administratë, është duke zbatuar aktivitete të cilat kanë shpier deri më tani në një total prej 30 grupeve të të dhënave të reja të publikuara në format të hapur, si: të dhënat në lidhje me buxhetet e institucioneve, prokurimin publik, strukturën e stafit, të dhënat për NJVL-të dhe rajonet e planifikimit, të dhënat mbi grubullimin e të hyrave nga taksat, të ardhurat e TVSH-së, midis tjerash.

Serbia, duke iu përgjigjur revolucionit dixhital që ka përfshirë botën siç thuhet në ueb faqen e Zyrës për Teknologji Informative dhe eQeverisë, lansoi portalin Open Data i cili përmban të dhëna të kategorizuara në temat si në vijim: sigurisë publike, energji, arsimit, menaxhimit, shëndetësi dhe mjedisit. Përveç kësaj, portali gjithashtu përfshin një seksion i cili përshkruan se çfarë janë të dhënat e hapura dhe përfitimet që burojnë nga të dhënat e tilla. Gjithashtu, duke u përshtatur me pandeminë COVID-19, një platformë e cila përshkruan të dhënat lidhur me situatën COVID-19 në Serbi është projektuar me qëllim që të ofrojë të dhëna mbi situtatën në kohë reale.

Mali i Zi brenda Ministrisë të Administratës Publike, Shoqërisë Dixhitale dhe Medias, ka krijuar Portalin Open Data i cili ofron të dhëna të kategorizuara në tema të ndryshme si: Energji dhe Miniera, Financa, Edukim, Bujqësi, etj. Përmes platformës, përdoruesit mund të shkarkojnë grupe të të dhënave nga këto kategori dhe marrin udhëzime se si ta përdorin platformën, duke shtuar kështu përdorshmërinë e saj.

Kur të vizitoni Portalin Open Data të Shqipërisë, një mesazh pop-up informon përdoruesin se një platformë e tillë ekziston si pjesë e angazhimit të Shqipërisë për Partneritetin e Hapur të Qeverisë që inkurajon vendet të zhvillojnë mekanizma për të qenë më të hapur dhe transparent. Portali ofron një laramani mekanizmash për t’i filtruar të dhënat bazuar në kategoritë, institucionet dhe llojin e të dhënave. Platformat e tjera të cilat përdorin të dhëna të shpalosura janë: Korporatat e Hapura që shpalosin të dhëna në lidhje me sektorin privat në Shqipëri; Pokurorimi i Hapur Shqipëri i cili përdor të dhëna nga prokurimi publik në Shqipëri; Shpenzimet e Shpalosura Shqipëri i cili përdor të dhëna në lidhje me shpenzimet e qeverisë, si dhe me informatat lidhur me pasurinë dhe të hyrat e zyrtarit publik. Në nivelin lokal, vetëm Bashkia e Tiranës i publikoi të dhënat në një format të hapur dhe lehtësisht të analizuar.

Këto portale dhe iniciativa paraqesin se vendet e projektit ICEDA dhe një pjesë e partnerëve të ICEDA janë duke punuar drejt një qeverisjeje më të hapur dhe transparente. Përvoja e partnerëve të projektit ICEDA paraqet se iniciativat e tilla janë më se të mirëpritura për shkak të përfitimeve të shumta që burojnë nga të dhënat e hapura. Siç është thënë nga Banka Botërore, përfitimet kryesore të të dhënave të hapura janë si në vijim:

Transparenca

Përmes të dhënave të hapura, qeveritë janë në gjendje të jenë më transparente pasi që të dhënat janë lehtësisht të disponueshme për palët e interesuara, pa pasur nevojë të kërkojnë poshtë e lart duke komunikuar me njëra-tjetrën. Gazetarët, studiuesit dhe palët e tjera të interesit lehtësisht i përcjellin aktivitetet qeveritare, duke përmirësuar kështu qasjen e tyre në të dhëna, të bazuar në pjesën e punës.

Përmirësimi iShërbimit Publik

Siç është theksuar në këtë artikull, të dhënat e hapura kanë potencial të jenë një kontribut kyç në politik-bërjen, angazhimin e informimit qytetar, etj. Me fjalë të tjera, qytetarët mund të përdorin të dhëna të hapura për të kuptuar se si po funksionon qeveria e tyre duke i analizuar të dhënat lidhur me shërbimet e tyre, dhe të marrin pjesë në proceset e vendim-marrjes në një mënyrë të informuar.

Përveç kësaj, një çështje e cila është theksuar nga partnerët e projektit ICEDA, të dhënat e hapura mund të shërbejnë gjithashtu si të dhëna kryesore për zgjidhjet inovative të IT pasi që njohuritë e fituara nga ato të dhëna do të shërbejnë si kuptim kyq i mënyrës se si po përfundon një proces, ose si qytetarët përdorin një shërbim të caktuar, ndër të tjerash.

Inovacioni dhe Vlerat Ekonomike

Siç është cekur më lart, bizneset mund të përdorin të dhëna të hapura për të projektuar produkte dhe shërbime që bazohen në të dhënat. Qasje të tilla të bazuara në të dhënat duhet të promovohen dhe inkurajohen pasi që është thelbësore për bizneset për të hartuar zgjidhje që iu përgjigjen nevojave të konsumatorëve.

Efikasiteti

Për më tepër, të dhënat e hapura mund të kontribuojnë në ndërveprimin më të mirë të institucioneve. Shumë herë institucionet i ruajnë të dhënat ose informatat e tyre në kopje të shtypura, larg qasjes së lehtësishme dhe të shpejtë nga qytetarët, madje edhe nga zyrtarët publik të cilët punojnë në ato institucione publike. Kështu, kalimi në publikimin e të dhënave të tilla në internet jo vetëm që do të lehtësonte qasjen e qytetarëve, por edhe të zyrtarëve publik dhe institucioneve të tjera. Me fjalë të tjera, një zyrtar publik nuk do të duhet të bëjë një kërkesë specifike për qasje në informata dhe të presë ditë të tëra për një përgjigje. Përkundrazi, ata do të i qaseshin të dhënave përmes një platforme të përbashkët ndërveprues dhe brenda pak sekondash do të kenë qasje në informata të caktuara.

Burim: www.pixabay.com

Trajtimi i keqkuptimeve rreth të dhënave të hapura nuk është detyrë e lehtë, megjithatë duke punuar së afërmi me institucionet publike, qoftë kjo përmes ndërtimit të kapaciteteve ose zhvillimit të zgjidhjeve dixhitale për shkak të përfitimeve të mëdha të cilat burojnë nga të dhënat e hapura, ne mund ta ndryshojmë qëndrimin nga brenda dhe t’i bartim ato njohuri tek qytetarët.

Ndaje: