Fondacioni Metamorfozis në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare për Reagim ndaj Incidenteve Kompjuterike (MKD-CIRT) në kuadër të Agjencisë së Komunikimeve Elektronike, organizon uebinarin “Bazat e sigurisë kibernetike me MKD-CIRT” 15.02.2023 (e mërkurë) në orën 10:00 – 12:00. Uebinari organizohet në kuadër të projektit “Rritja e Pjesëmarrjes Qytetare në Agjendën digjitale – ICEDA”, i bashkë-financuar nga Bashkimi Evropian.

Uebinari synon ngritjen e kapaciteteve të qytetarëve për bazat e sigurisë kibernetike, ruajtjen e higjienës kibernetike, si dhe praktikat e mira për sigurinë e qytetarëve online, në pajisjet digjitale dhe të dhënat në internet. Ndër të tjera, pas uebinarit, qytetarët do të dinë si të njohin “phishing”-un dhe mesazhet e rrejshme, si të mbrohen në rrjetet sociale dhe si t’i mbrojnë të dhënat e tyre personale në internet. Qytetarët do të njihen gjithashtu me sigurinë kibernetike në shtëpi, me teknikat për mbrojtjen e të dhënave të rëndësishme, përdorimin e fjalëkalimeve të forta, “ransomware” dhe rëndësinë e kopjeve rezervë (backup). Në uebinar do të theksohet edhe roli që e luan MKD-CIRT në fushën e sigurisë kibernetike, si dhe shërbimet dhe trajnimet falas online të cilat MKD-CIRT ua ofron qytetarëve.

Uebinari do të mbahet në gjuhën maqedonase dhe do të zhvillohet përmes platformës ZOOM. Të gjithë përdoruesit e regjistruar do të marrin një link për të hyrë në ZOOM një ditë para uebinarit, dhe ata që do ta ndjekin uebinarin do të marrin gjithashtu certifikatë për pjesëmarrjen në adresat e e-mailit që i kanë lënë gjatë regjistrimit.

Të gjithë të interesuarit për ta ndjekur uebinarin janë të ftuar ta plotësojnë formularin e regjistrimit jo më vonë se 13.02.2023: https://forms.gle/K38sz1zgpRSydfzR9

Vërejtje: Për shkak të nevojave të projektit, uebinari do të incizohet dhe do të publikohet në kanalin e Fondacionit Metamorfozis në YouTube, dhe më pas do të shpërndahet në rrjetet sociale si një burim i dobishëm njohurish për publikun e gjerë.

——————————————————————————————————————————————

Projekti “Rritja e pjesëmarrjes qytetare në agjendën digjitale – ICEDA” zbatohet nga Fondacioni Metamorfozis (Maqedonia e Veriut), Akademia për e-qeverisje (Estoni), Lëvizja Mjaft! (Shqipëri), Partnerët për Ndryshime Demokratike (Serbi), OJQ-ja 35 mm (Mali i Zi) dhe Të dhënat e hapura Kosovë – Open Data Kosovo (Kosovë). Projekti realizohet me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian.

Ndaje: