Interneti konsiderohet nga të gjithë si një nga shpikjet më të mëdha në historinë njerëzore. Interneti e ka revolucionarizuar mënyrën sesi komunikojmë duke na lidhur 24/7 me njerëzit në mbarë botën. Interneti na jep qasje të menjëhershme në informata duke na mundësuar të qëndrojmë të informuar për ngjarjet globale dhe duke na ndihmuar të thellojmë njohuritë tona për botën.

Megjithatë, pavarësisht përfitimeve që na ofron, Interneti sjell rreziqe të reja. Njëkohësisht, Interneti ka hapur rrugë më të lehta për aktivitete keqdashëse (hakim, vjedhje identiteti dhe mashtrime) dhe ka kontribuuar në përhapjen e shpejtë të dezinformatave.

Format kryesore të veprimtarisë kriminele në Internet:

  • Krimi kibernetik – (hakim, mashtrime phishing, vjedhje identiteti)
  • Mashtrimet online (mashtrimi me investime, mashtrimi me bamirësi, mashtrimet e mbështetjes teknologjike, mashtrimet e fitimeve të lotarisë)
  • Vjedhja e pronësisë intelektuale (shpërndarja e paligjshme e materialeve me të drejtë autori, si muzika, filmat dhe softueri, në internet)

Për të mbrojtur veten në Internet duhet:

  • Mbroni informacionin tuaj personal – Keni kujdes për informacionin personal që shpërndani në internet (emri, adresa, numri i telefonit, informacioni financiar, etj.)
  • Përdorni fjalëkalime të forta – Sigurohuni që të përdorni fjalëkalime të forta dhe unike për të gjitha llogaritë tuaja në internet. Shmangni përdorimin e të njëjtit fjalëkalim për shumë llogari.
  • Mbani softuerin tuaj të përditësuar – Përditësimi i rregullt i softuerit, sistemit operativ dhe shfletuesit tuaj të Internetit, mund t’ju ndihmojë të mbroheni nga kërcënimet e sigurisë.

Është e rëndësishme të keni parasysh:

  • Kontrolloni cilësimet e privatësisë – Kontrolloni rregullisht cilësimet e privatësisë në mediat tuaja sociale dhe llogaritë e tjera në Internet për t’u siguruar që po ndani vetëm informacionin që dëshironi të jetë publik.
  • Përdorni autentikim me dy faktorë (2FA) – Një shtresë plotësuese sigurie për llogarinë tuaj. Hyni me një fjalëkalim dhe një kod unik të dërguar në pajisjen tuaj.

Siguria jonë në Internet varet nga veprimet tona!

Gëzuar ditën e Internetit më të sigurt

Мaqedonisht

Shqip

Anglisht

Kjo video është pjesë e projektit “Rritja e Angazhimit Qytetar në Agjendën Digjitale – ICEDA” e bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian. Videoja u prodhua me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e saj është përgjegjësi e vetme e partnerëve të projektit ICEDA dhe nuk i pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.

Ndaje: