Fondacioni Metamorfozis shpall thirrje për kërkim të ofertave nga ofrues të shërbimeve konsultative: tre evaluime të veçanta të jashtme të ndikimit (external impact assessment) për këto aktivitete:

  • Projektin “Model për komunikim efikas ndërmjet Komsioneve për marrëdhënie ndëretnike dhe qytetarëve” – www.mek.mk (2010)
  • Aktivitetet e Metamorfozis për zhvillim të mediumeve të reja sociale si mjet për zhvillim të demokracisë në RM (2009-2010)
  • Aktivitetet e Metamorfozis për promovim dhe mbrojtje të të drejtës për privatësi në RM (2009-2010)

Aktivitetet e të gjitha projekteve të lartpërmendura janë në zhvillim e sipër, ndërsa evaluimi duhet të përfundojë menjëherë pas përfundimit të tyre, sa për orientim, e paraparë në 3 muajt e ardhshëm. Korniza e saktë kohore do të përcaktohet me kontraktuesin e përzgjedhur për çdo evaluim veç e veç.

Fokus i secilit evaluim është ndikimi i aktiviteteve mbi grupin e përcaktuar të qëllimit dhe në çfarë shkalle i është përgjigjur nevojave ekzistuese të fushës së dhënë, edhe në mënyrë të drejtëprdrejtë edhe në kontekstin më të gjerë shoqëror. Gjatë kësaj mund të merren parasysh edhe çështjet e efektivitetit, produktit dhe kënaqësisë së shfrytëzuesve. Përveç të dhënave që janë në dispozicion publik, evaluatorëve do t’u vihet në dispozicion arkivi i Meramorfozis dhe i partnerëve të projekteve, personeli dhe të dhënat për kontakt të njerëzve të përfshirë në projektet.

Një nga rezultatet e evaluimit patjetër duhet të jenë edhe rekomandimet për aktivitetet e mëtutjeshme (follow up) për plotësim të nevojave të qytetarëve, që në fushat e dhëna, si ato aktuale poashtu edhe ato të ardhshmet, i perceptojnë palët e interesuara (stakeholders).

Në ftesë mund të marrin pjesë persona juridikë – kompani të konsultimit dhe organizata joqeveritare me përvojë në evaluim të projekteve, gjë që do ta demonstrojnë me portfolio të aktiviteteve të ngjashme që i kanë realizuar deri tani. Përveç kësaj, përvoja në fushat tematike të projekteve do të konsiderohet si përparësi.

Çdo ofertë duhet të përmbajë letër të motivimit, propozim-plan konciz për realizim të evaluimit, si dhe portfolio të organizatës dhe CV të evaluatorëve të paraparë.

Afati për dorëzim të ofertave është 15 nëntor 2010 në ora 16, vetëm nëpërmjet e-mailit në adresën info@metamorphosis.org.mk.

Për informata plotësuese dhe konsultime mund të drejtoheni te koordinatori programor Filip Stojanovski në telefonin fiks: 3109 325 apo në mobil: 075 495 306.

Ndaje: