Fokus i evaluimit është ndikimi i aktiviteteve mbi grupin e përcaktuar të qëllimit dhe në çfarë shkalle i është përgjigjur nevojave ekzistuese të fushës së dhënë, edhe në mënyrë të drejtëprdrejtë edhe në kontekstin më të gjerë shoqëror. Gjatë kësaj mund të merren parasysh edhe çështjet e efektivitetit, produktit dhe kënaqësisë së shfrytëzuesve. Përveç të dhënave që janë në dispozicion publik, evaluatorëve do t’u vihet në dispozicion arkivi i Meramorfozis dhe i partnerit të projektit Vlera të përbashkëta, personeli dhe të dhënat për kontakt të shfrytëzuesve të drejtpërdrejtë të projektit.

Një nga rezultatet e evaluimit patjetër duhet të jenë edhe rekomandimet për aktivitetet e mëtutjeshme (follow up) për plotësim të nevojave të qytetarëve në fushën më të ngushtë të punës së Komisioneve për marrëdhënie ndëretnike dhe në fushën më të gjerë të marrëdhënieve ndëretnike  dhe si i perceptojnë ato palët e interesuara (stakeholders).

Në ftesë mund të marrin pjesë persona juridikë – kompani të konsultimit dhe organizata joqeveritare, si dhe konsultantë të pavarur profesional, me përvojë në evaluim të projekteve, gjë që do ta demonstrojnë me portfolio të aktiviteteve të ngjashme që i kanë realizuar deri tani. Përveç kësaj, përvoja në fushat tematike të projektit MKE do të konsiderohet si përparësi.

Çdo ofertë duhet të përmbajë letër të motivimit, propozim-plan konciz për realizim të evaluimit, si dhe portfolio të organizatës dhe CV të evaluatorëve të paraparë.

Duke pasur parasysh se buxheti i përgjithshëm i projektit është 82,000 euro, pritet që buxheti për evaluim të jetë në kuadër të madhësisë së këtij paragrafi në projekte të tjera me madhësi të ngjashme të përkrahura nga Bashkësia Evropiane.

Afati për dorëzim të ofertave është 15 janar 2011 në ora 14, vetëm nëpërmjet e-mailit në adresën info@metamorphosis.org.mk.

Për informata plotësuese dhe konsultime mund të drejtoheni te koordinatori programor Filip Stojanovski në telefonin fiks: 3109 325 apo në mobil: 075 495 306.

Ndaje: