Deri tek: Kryetari i Komisionit Evropian Zhan-Kllod Junker; Kryetarja e Komisionit Evropian dhe përfaqësuesja e lartë e UE-së për punë të jashtme dhe politikë sigurie Federika Mogerini; Delegacioni i BE-së në Maqedoni; Deputetët e Parlamentit Evropian; Udhëheqësit të Grupit Ekspert të Vjetërve – Rajnhart Pribe; Misioni i OSBE-së në Shkup; Ambasadat e gjitha shteteve anëtare të BE-së që kanë përfaqësimet në Maqedoni; Ambasada e SHBA-ve

Kopje deri tek: Komisari Evropian Johanes Han

Shkup, 28 janar 2016

KËRKOJMË TË ZBATOHEN REFORMAT E VËRTETA PËR ZGJEDHJE TË DREJTA DHE TË LIRA!

Të nderuar,

Kanë kaluar më tepër se shtatë muaj nga koha kur Komisioni Evropian ka miratuar Prioritetet Urgjente për Reforma dhe rekomandimet eksperte nga “Raporti i Pribe”.

Për fat të keq, gjatë këtyre shtatë muajve nuk kemi qenë dëshmitarë të reformave të vërteta që kanë dashur të sjellin tejkalimin e krizës politike në Republikën e Maqedonisë. Në vend të respektimit të vlerave themelore të BE-së, ende jemi dëshmitarë të proceseve jo-demokratike, mosrespektimit të të drejtave të njeriut dhe shkelje të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë. Në vend të një dialogu politik mes pushtetit, opozitës dhe shoqërisë qytetare, jemi dëshmitarë të marrjes së njëanshme të vendimeve. Në vend të mbisundimit të të drejtës dhe respektimit të parimit të ndarjes së pushtetit, jemi dëshmitarë të vetëkënaqjes politike dhe okupim të pushtetit ligjvënës dhe gjyqësor nga ana e pushtetit ekzekutiv.

Përkundër kërkesave të Komisionit Evropian për reforma urgjente, për fat të keq, kemi konstatuar që gjatë shtatë muajve të fundit:

  • Nuk janë ndërmarrë hapa konkrete për de-politizim të gjyqësorit.
  • Nuk ka sinjale të qarta që mbikëqyrja gjyqësore dhe parlamentare mbi DSK funksionon, madje që është ndërprerë qasja e drejtpërdrejtë e DSK-së për përgjimin e komunikimeve.
  • Pengohet dhe ndalohet pavarësia e trupave rregullator dhe mbikëqyrës.[1]
  • Nuk ka masa konkrete për de-partizim të administratës publike.[2]
  • Nuk janë ndërmarrë masa për ndarjen e aktiviteteve partiake nga ato shtetërore.[3]

Nuk ishin respektuar as rekomandimet konkrete të ekspertëve që duheshe të mundësojnë dhe garantojnë zgjedhje të drejta dhe të lira:

  • Nuk ka zgjedhje gjyqësore madje as politike për ndikimin e drejtpërdrejtë politik në manipulimet zgjedhore.
  • Përbërja e Komisionit Shtetëror Zgjedhor ishte vonuar për katër muaj e gjysmë dhe ka penguar që në mënyrë efektive të hulumtojë parregullsitë e zbuluara nga zgjedhjet paraprake.
  • Nuk janë adresuar në kohë mungesat që janë konstatuar në kuptim të Listës Zgjedhore.[4]

Përkundër rekomandimeve për tejkalimin e krizës serioze mediatike në Republikën e Maqedonisë, jemi dëshmitarë të thellimit të saj. Ende janë të dukshme “lidhjet e pandërprera” mes medieve kryesore dhe epërsinë qeveritare që vazhdon të luajë rolin e redaktorit kryesor të lajmeve në medie që i korrupton ose kontrollon. Vazhdon shtypja politike dhe frikësimi, si dhe të folurit e urrejtjes dhe nxitjes së dhunës ndaj kritikuesve të pushtetit. Servisi publik nuk tregon asnjë shenjë të lajmërimit të paanshëm dhe pavarur, në funksion të interesit publik. Kriza mediatike është thelluar edhe me ndryshimin e sinkronizuar të disa redaktorëve kryesor.

Veçanërisht shqetësuese janë edhe pengesat e vazhdueshme të punës së Prokurorisë Speciale, që duheshe të ketë autonomi të plotë në hulumtimin dhe përndjekjen e veprave penale, lidhur me dhe që dalin nga përmbajtja e ndjekjes së paautorizuar të komunikimeve. Pengimi i punës së Prokurorisë Speciale Publike pamundëson hulumtim efikas për zbulimet për krim, të konstatuar edhe në Raportin e Pribe-së.[5]

Në kushte kur nuk janë realizuar rekomandimet themelore për reforma, dhe kur nuk janë sjellë para drejtësisë pjesëmarrësit në krimin parazgjedhor, konsiderojmë që është skandaloz, i njëanshëm, me dashje dhe kundër kushtetues, vendimi për zhvillimin të zgjedhjeve më 24 prill 2016, nga ana e Kuvendit të RM-së, në mungesë të pjesës së madhe të opozitës. Jo më pak skandaloze është edhe mungesa e dënimit të këtij vendimi të njëanshëm nga Komisioni Evropian (që mund të kuptohet si mbështetje të vetëdashjes politike). Skandaloz është insistimi për datën e zgjedhjeve, vendosja në plan të dytë të Rekomandimeve Urgjente për Reforma dhe injorimi i apelit

të një pjese të organizatave qytetare që kanë kërkuar realizimin e reformave për zgjedhje të drejta dhe të lira.

Të nderuar,

Pikërisht juve keni thirrur për respektimin e vlerave themelore mbi të cilat është bazuar BE-ja, si një parakusht për tejkalimin e krizës politike në Republikën e Maqedonisë: “demokracia, barazia, respektimi i të drejtave të njeriut dhe mbisundimi i të drejtës”. Pikërisht juve keni thirrur që të arrihen standardet thelbësore për sundimin demokratik, të sigurohet transparencë në punët publike, të garantohet liria e mediave dhe të përforcohet lufta kundër korrupsionit.

Prandaj neve, si qytetarë të Republikës së Maqedonisë dhe bartës së sovranitetit, kërkojmë nga ju:

  • Në mënyrë të drejtë të mbaheni për vlerat themelore mbi të cilat është bazuar edhe BE-ja, për të cilat pohoni që janë baza e Prioriteteve Urgjente për Reforma dhe rekomandimet eksperte nga Raporti i Pribe-së.
  • Të qëndroni të drejtë në insistimin e zbatimit të REFORMAVE TË VËRTETA PËR ZGJEDHJE TË DREJTA DHE TË LIRA. Insistimi vetëm për datën e zgjedhjeve, pa mos qenë paraprakisht të zbatuar reformat për zgjedhje të drejta dhe të lira, mund të sjell vetëm në thellimin e krizës politike në Republikën e Maqedonisë.
  • Në mënyrë të qartë të dënoni marrjen e njëanshme, vetëdashje dhe kundër kushtetuese të vendimit për zgjedhje më 24 prill 2016 nga ana e Kuvendit të RM-së, në mungesën e pjesës më të madhe të opozitës.

Ne qytetarët dhe aktivistët e organizatave qytetare presim që Bashkimi Evropian edhe më tutje të jetë aleati ynë dhe partneri në luftën për demokratizimin e Republikës së Maqedonisë. Në të kundërtën, me keqardhje do të duhet të konstatojmë që KE-ja bëhet pjesëmarrëse në shkeljen e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimit të së drejtës në Republikën e Maqedonisë.

Pa plotësimin e kushteve për zgjedhje të lira, të drejta dhe demokratike, që nënkupton shtyrjen e detyrueshme të datës aktuale, ne si aktivistë qytetarë nuk kemi zgjedhje tjetër përveç të thërrasim në bojkot të zgjedhjeve të caktuara për në prill dhe në proteste masive kundër regjimit që vazhdon të shkel demokracinë, të drejtat e njeriut dhe sundimin e të drejtës në Republikën e Maqedonisë.

 

Me respekt,

Banka për ushqim Maqedoni | CIVIL – Qendra për liri | Fakultet për gjërat që nuk mësohen / AKTO | Fondacioni Metamorfozis | Fondacioni për zhvillim të shoqatës lokale – Shtip | Fondacioni Shoqëri e hapur – Maqedoni | Forum – Qendra për hulumtime strategjike dhe dokumentacion | Forumi për hulumtime të politikave të sigurisë “Sekuritas” – Manastir | Iniciativa “Parkobrani” | Iniciativa qytetare “Arsena” – Gjevgjeli | Iniciativa qytetare E DUA QTQ | Instituti për të drejta të njeriut | Internet Hotllajn Provajder Maqedoni | Jadro – shoqata e skenës kulturore të pavarur | Këshilli kombëtar për barazi gjinore | Koalicioni “Të drejta seksuale dhe shëndetësore të bashkësive të margjinalizuara” | Koalicioni i shoqatave të qytetarëve “Të gjithë për një gjykim të drejtë” | Koalicioni për zhvillim të qëndrueshëm – KZhQ | Koalicioni rural – Kumanovë | Komiteti i Helsingut për të drejta të njeriut në Republikën e Maqedonisë | Kontrapunkt – asociacioni për zhvillim të teorisë kritike, aktivizëm socio-kulturor dhe praktika kulturore bashkëkohore | OJQ Infocentar | Organizata e grave nga Strumica | Organizatë rome për afirmim multikulturore ROMA S.O.S. – Prilep | Përfaqësia e Shoqërisë Mbretërore Norvegjeze NORGES VEL në Republikën e Maqedonisë – Kriva Pallankë | Platforma për politikë qytetare Hajde! | PROFICIO – Tolerancë multietnike nëpërmjet prosperitetit ekonomik | Progres – Instituti për demokraci sociale | Qendra kulturore rinore – Manastir | Qendra maqedonase për arsim evropian | Qendra për arte bashkëkohore | Qendra për edukim dhe zhvillim | Qendra për hulumtim dhe informim për mjedisin jetësor “Eko-svest” | Qendra për hulumtim dhe zhvillim të shoqërisë “Vizio” – Kërçovë | Qendra për hulumtime, komunikime dhe zhvillim PABLIK | Qendra për tolerancë ndëretnike dhe refugjatë | Qendra për zhvillim demokratik dhe iniciativa në Maqedoni – QZHDIM | Qendra për zhvillim të bashkësisë – Kërçovë | Qendra për zhvillim të demokracisë lokale | Qendra për zhvillim të mediumeve | Qendra për zhvillim të qëndrueshëm të bashkësisë – Dibër | Reaktor – Hulimti në aksion | Sindikata e shërbimit diplomatik maqedonas | SHE “Deshat” – Dibër | Sheshi Liria | Shoqata “Forumi i gruas” – Tetovë | Shoqata “Organizata studentore IZLEZ” | Shoqata e Egjiptianëve ballkanik në Maqedoni | Shoqata e Federalistëve të rinj evropian (JEF Maqedoni) | Shoqata e qytetarëve “Bistra” – Rostushe | Shoqata e qytetarëve “NOVUS” | Shoqata e qytetarëve “Patokazi” – Gjevgjeli | Shoqata e qytetarëve “Vratete nasmevka” – Veles | Shoqata e qytetarëve “Za nas se raboti” – Manastir | Shoqata e qytetarëve Esperanca – Qendra kulturore botërore – Shkup | Shoqata e qytetarëve për promovimin e aktivitetit femëror Tiiiit! Ink. | Shoqata ekologjike “Planetum” – Strumicë | Shoqata Justicia | Shoqata multietnike “Fllorens Najtingejll” | Shoqata për analiza ekonomiko-politike KVANTUM PRIMA – Kavadar | Shoqata për demokraci, debate, dialog, decentralizim – PLAN 4D | Shoqata për emancipim, solidaritet dhe barazi të grave – ESE | Shoqata për këshillim, shërim, riintegrim dhe risocializim të personave të mvarur nga supstancat psikoaktive “Izbor” – Strumicë | Shoqata për kulturë dhe art “Skena” | Shoqata për mbrojtjen e identitetit kulturor të Egjiptianëve IZIDA 41/21 – Resnjë | Shoqata për përparimin e barazizë gjinore “Akcija Zdruzhenska” – Shkup | Shoqata për qasje kritike kah gjinia dhe seksualiteti “FRONTI SUBVERZIV” – Shkup | Shoqata për shoqëri demokratike “8 Septemvri” – Shkup | Shoqata për shpërndarje të demokracisë dhe parimeve demokratike PROJEKT-BE – Kavadar | Shoqata për të rinj, të drejtat e njeriut dhe demokraci UFUK | Shoqata për zhvillim dhe aktivizëm “Akva” – Strugë | Shoqata për zhvillim lokal “Akcija plus” – Resnjë | Shoqata për zhvillim të kulturës dh mbrojtje të trashëgimisë kulturore “Kontekst – Strumicë” | Shoqata Qendra për strategji dhe zhvillim PAKTIS – Prilep | Shoqata Qendra rajonale për zhvillim të qëndrueshëm – Kratovë | Shoqata Radika-DE – Dibër | Transparencë Maqedoni | Vox Academica

 

 

[1] Avokatit të Popullit nuk i është mundësuar të kryejë një hulumtim efikas për shkeljen e të drejtave të njeriut në lidhje me skandalin e përgjimeve; Komisioni Shtetëror për Luftën kundër Korrupsionit nuk ka ndërmarrë asnjë masë efektive në lidhje me zbulimin publik të dëshmive për korrupsion në nivelin më të lartë; ndërsa në kreun e Drejtorisë për Mbrojtje të të Dhënave Personale është vendosur person për të cilin ishin zbuluar dëshmi serioze për përfshirje në krime zgjedhore.

[2] Qeveria vazhdon me aksion masiv të punësimeve parazgjedhore dhe shtypje mbi administratorët. Nuk është pezulluar ligji për punësime të përkohshme në administratën publike.

[3] Edhe pas dorëheqjes Gruevski vazhdoi të udhëheq fushatë partiake me resurse shtetërore që ishte mbuluar nga mediat pro-qeveritare.

[4] Sipas deklaratës zyrtare të kryetarit të KSHZ-së nga 17.01.2016 për spastrimi ne listës zgjedhore sipas metodologjisë së re do të nevojiten 85 ditë ose pothuaj se tre muaj.

[5] „…shkelje masive të të drejtave themelore, përfshirë edhe të drejtën për pjesëmarrje në punë publike dhe të drejtën e votës” “përfshirja e dukshme e drejtpërdrejtë e funksionarëve të lartë qeveritar dhe partiak në aktivitete të paligjshme përfshirë edhe mashtrime zgjedhore, korrupsion, keqpërdorim të pushtetit dhe autorizimeve, konflikt të interesave, shantazh (shtypje mbi të punësuarit në sektorit publik të votojnë për një parti përkatëse me kërcënim të pushimit të tyre nga puna), etj.

Ndaje: