Fondacioni Metamorfozis ju fton përzemërsisht në edicionin e 19-të të Konferencës ndërkombëtare “e-Shoqëri.mk”, që do të organizohet më 19 dhjetor 2023, në temën “Inteligjenca artificiale dhe të drejtat e njeriut: Gjetja e ekuilibri të duhur midis inovacionit dhe përgjegjësisë”.

Konferenca do të organizohet në format hibrid dhe do të mbahet në Hotelin – “Meriot” në Shkup (salla Ballroom I), me ç’rast disa nga pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të marrin pjesë në ngjarje fizikisht, ndërsa pjesëmarrësit e tjerë do të mund t’i ndjekin seancat online përmes platformës ZOOM dhe përmes Facebook Livefaqen e Fondacionit Metamorfozis në Facebook. Konferenca do të jetë në gjuhën angleze, maqedone dhe shqipe, me përkthim të siguruar në vendngjarje dhe gjithashtu edhe në ZOOM.

Konferenca do të eksplorojë inteligjencën artificiale (IA) që hap mundësi të papara për inovacion në sektorë të ndryshëm, e njëkohësisht ngrit çështje të ndryshme për mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut. Arritja e ekuilibrit të duhur midis inovacionit dhe llogaridhënies është me rëndësi thelbësore për të siguruar një peizazh digjital që përfshin zgjidhjen e çështjeve të tilla si privatësia, paragjykimi, diskriminimi dhe përdorimi etik i IA-së për të mbrojtur të drejtat e njeriut. Ashtu siç inteligjenca artificiale vazhdon ta formësojë botën tonë, nevoja për të mbrojtur të drejtat e njeriut pa e ngulfatur përparimin teknologjik po bëhet sfidë më e madhe.

Agjenda është në tre gjuhë anglisht, maqedonisht dhe shqip.

Të gjithë të interesuarit për të marrë pjesë duhet të regjistrohen në linkun e mëposhtëm më së voni deri më 14 dhjetor 2023: https://tinyurl.com/3vnp6nnk .

Konferenca “e-Shoqëri.mk” organizohet nga Fondacioni për Internet dhe Shoqëri – Metamorfozis në sinergji me projektet “Qendra kundër dezinformimit në Ballkanin Perëndimor” i financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Holandës, dhe projektin “Qeverisja e mirë në sigurinë kibernetike në Ballkanin Perëndimor” i zbatuar nga Qendra e Gjenevës për Menaxhimin e Sektorit të Sigurisë (DCAF) dhe Ministria e Punëve të Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit e Mbretërisë së Bashkuar. Pikëpamjet e shprehura gjatë konferencës nuk i pasqyrojnë domosdoshmërisht mendimet e donatorëve.

 

Njoftimi i privatësisë: Ngjarja do të regjistrohet dhe do të transmetohet drejtpërsëdrejt, ndërsa regjistrimi do të publikohet në Youtube kanalin e Fondacionit Metamorfozis, faqet e internetit dhe në mediat sociale. Fotografi do të bëhen gjatë ngjarjes, dhe do të shpërndahen në faqet e internetit dhe rrjetet sociale të Metamorfozës, gjithashtu do të dërgohen deri tek donatorët për qëllime të raportimit.

Ndaje: