Këtë vit, temat e përfshira në konferencë do të mundësojnë shkëmbim të përvojave të deritanishme, si dhe ide dhe rekomandime për zhvillimin e arsimit në të ardhmen, të ndihmuara nga përdorimi i teknologjive të reja dhe koncepti i shpërndarjes së lirë.

Ditën e parë do të shtjellohen tema që kanë të bëjnë me rersurset e hapura arsimore dhe qasjen e hapur, si dhe parakushtet juridike-institucionale për zhvillimin e tyre në shtetet e rajonit. Përveç kësaj, një sesion do t’i kushtohet zbatimit të softuerit në arsimin formal, e veçanërisht аtij me kod të hapur. Dita e parë do të përfundojë me rekomandime për zhvillim dhe inovacione që mund të inkorporohen në procesin arsimor.

Në ditën e dytë tema do të zgjerohet, duke i hapur çështjet për formimin e komuniteteve në internet dhe konceptin e Universitetit të hapur, si ide drejt të cilës orientohet arsimi i lartë. Poashtu, do të analizohet roli që e ka sektori qytetar në procesin e krijimit të resurseve që shërbejnë për edukim, në arsimin formal, por para së gjithash në atë joformal.

Formulari për regjistrim është aktiv dhe gjendet në ueb-faqen zyrtare të konferencës e-Shoqëri.mk. Njëkohësisht, ju ftojmë që ta lajmëroni pjesëmarrjen tuaj në konferencë.

Të gjitha detajet e konferencës, si dhe аgjendën (.pdf) do t’i gjeni në www.e-society.mk.

Hashtagu i konferencës është #esociety12.

Konferenca është e përkrahur nga Fondacionet Shoqëri e hapur dhe Fondacioni shoqëri e hapur – Maqedoni.

Ndaje: