Më 17 qershor, me fillim në orën 11:00, në Info Qendrën e BE-së, do të mbahet konferencë e Fondacionit Metamorfozis që ka për qëllim prezantimin e konstatimeve përfundimtare të hulumtimit të ueb-faqeve gov.mk në kuadër të projektit “Rritja e përdorimit të ueb-faqeve gov.mk si vegla për transparencë, llogaridhënie dhe e-pjesëmarrje”.

Qëllimi i hulumtimit është konstatimi i kualitetit të e-shërbimeve dhe i veglave për komunikim me qytetarët që i ofrojnë gov.mk ueb-faqet dhe potencimi i shembujve pozitivë me qëllim të nxitjes së përdorimit më të madh të këtyre e-shërbimeve.

Në hulumtim është përfshirë niveli aktual i përdorimit të ueb-faqeve qeveritare në nivel komunal dhe nacional (gov.mk) në fushat e transparencës, llogaridhënies dhe e-pjesëmarrjes gjatë vendimmarrjes, e që ka mundësuar konstatimin e gjendjeve, nxjerrjen e përfundimeve dhe rekomandimeve për shfrytëzimin më të madh të potencialit të plotë të teknologjive të reja në këto fusha.

Hulumtimi është pjesë e bashkëpunimit ndërkombëtar i ndihmuar nga fondi sllovak-ballkanik për politika publike, e i realizuar nga Rrjeti ballkanik për zhvillimin e shoqërisë civile dhe Fondacioni Pontis nga Sllovakia.

Ju ftojmë ta konfirmoni prezencën tuaj në këtë ngjarje, më së voni deri më 16 qershor në orën 12, në e-mailin: tamara@metamorphosis.org.mk, ose në numrin e telefonit: 3109 325, te personi për kontakt: Tamara Resavska.

Agjendën e plotë për ngjarje mund ta merrni këtu.

Ndaje: