A e shfrytëzojnë institucionet shtetërore të Republikës së Maqedonisë potencialin e teknologjive të reja për inkuadrimin e qytetarëve në proceset e marrjes së vendimeve, ishte tema e konferencës që u mbajt më 17.06.2014 në Info qendrën e BE-së. Ngjarjen që e organizoi Fondacioni Metamorfozis e ndoqën rreth 60 përfaqësues të pranishëm të sektorit publik, privat dhe OJQ-ve.

Në konferencë u prezantua studimi për politikat publike për hulumtimin në temën “Rritja e përdorimit të ueb-faqeve gov.mk si vegla për transparencë, llogaridhënie dhe e-pjesëmarrje” që është pjesë e bashkëpunimit ndërkombëtar të fondacionit Metamorfozis me fondin Sllovak-Ballkanik për politikat publike që zbatohet nga Rrjeti ballkanik për zhvillimin e shoqërisë qytetare (BCCDN) dhe Fondacioni Pontis.

studija-javni-politiki1
Tanja Hafner – Ademi, drejtoresha ekzekutive e BSCDN-së, e prezantoi bashkëpunimin me fondacionin Metamorfozis dhe foli rreth kontekstit dhe rëndësisë së projektit dhe hulumtimit, që ka për qëllim ta konstatojë nivelin aktual të përdorimit të teknologjive të reja nga ana e institucioneve shtetërore nlë nivel qendror dhe lokal (gov.mk), si dhe mundësitë që u ofrohen qytetarëve për e-pjesëmarrje.

Bardhyl Jashari, drejtor fondacionit Metamorfozis, bëri një hyrje në hulumtimin e realizuar dhe metodologjinë e përdorur, e pastaj Tamara Resavska nga fondacioni Metamorfozis i prezantoi gjendjet aktuale, gjegjësisht konstatimet përfundimtare, përfundimet dhe rekomanimet që dolën nga ky hulumtim.

studija-javni-politiki2
Përfaqësuesit e fondacionit Metamorfozis theksuan se në Republikën e Maqedonisë ekziston korniza ligjore me të cilën rregullohet e-pjesëmarrja qytetare, por nevojitet zbatimi i saj konsekuent, si dhe ngritja e vetëdijes te institucionet për rëndësinë e ueb-faqeve si vegla dhe platforma për transparencë, llogaridhënie dhe pjesëmarrje qytetare, si dhe ridestiminimi i mjeteve nga buxheti i institucioneve të cilat do të dedikohen për këtë qëllim.

studija-javni-politiki3

Hulumtin e plotë mund ta shkarkoni këtu.

Ndaje: