Më 15 tetor u mbajt konferenca ndërkombëtare: Zhvillimi dhe demokracia – Ekosistemet zhvillimore në В4: Roli i ri i organizatave qytetare dhe i bizneseve në qëllimet për zhvillim të mileniumit, e organizuar nga Fondacioni Pontis, në Bratisllavë të Sllovakisë.

Gjatë tryezës së rrumbullakët në temën: Veglat efikase për pjesëmarrje qytetare për përfshirjen e politikave publike në Ballkanin Perëndimor, përfaqësuesi i fondacionit Metamorfozis e prezantoi studimin për politikën publike: Rritja e përdorimit të ueb-faqeve gov.mk si vegla për transparencë, llogaridhënie, dhe e-pjesëmarrje.

Gjatë konferencës, u përfshinë tema të ndryshme në 7 tryeza të rrumbullakëta, e në to, nga disa folës të rëndësishëm i diskutuan temat dhe pyetjet e tyre me pjesëmarrësit.

Folës në ngjarje ishin përfaqësues të institucioneve shtetërore nga vendet B4, organizatave joqeveritare, akademikë, ndërmarrës, media, profesionistë dhe ekspertë nga fusha e bashkëpunimit për zhvillim.

Ndaje: