Kuvendi i tetëmbëdhjetë gjeneral dhe konferenca “Strategjia e këmbimit ndërkombëtar për lirinë e të shprehurit (IFEX)” u mbajtën në kryeqytetin Port of Spain të Trinidadit dhe Tobagos, në bregun verilindor të Venecuelës. IFEX-i e rriti numrin e anëtarëve të tij prej 88 në 104.
Si një nga 104 anëtarët e IFEX-it, fondacioni Metamorfozis mori pjesë me përfaqësuesin e saj në Kuvendin gjeneral dhe në Konferencën në Trinidad dhe Tobago, prej 5 deri më 8 tetor 2015. Konferenca mbahet çdo 2 vjet dhe në të marrin pjesë mbi 100 organizata prej 70 vendeve nga mbarë bota. Ngjarja ofron mundësi për mësim dhe këmbim të përvojave të IFEX-it dhe të të gjithë anëtarëve të tij, në lidhje me mbrojtjen dhe promovimin e lirisë së të shprehurit si e drejtë themelore e njeriut, si dhe mundësi për të votuar për kandidatët e rinj për anëtarë dhe për anëtarë të Këshillit të IFEX-it.
Në kongres, delegatët e ripërtrinë Këshillin e IFEX-it, i cili është simbol i bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e lirisë së të shprehurit tashmë 23 vjet, me prezencë të 170 përfaqësuesve nga 70 vende të ndryshme.
IFEX-i më parë ka funksionuar në kuadër të “Gazetarëve kanadezë për lirinë e të shprehurit (CJFE)”, ndërsa tani ka status të “organizatës jofitimprurëse”, gjegjësisht CJFE dhe IFEX tani janë dy subjekte të veçanta.
Përveç kësaj, janë pranuar aplikimet e 15 organizatave për të drejta nga Pakistani, Bellorusia, Kamboxha, Shri Lanka, Maqedonia, Hungaria, Mbretëria e Bashkuar, SHBA-të, Irlanda, Kostarika, Libani, Kolumbia, Trinidadi dhe Tobagoja dhe Tunizia, të cilat kërkojnë që të bëhen anëtarë të rinj të IFEX-it.
Organizatat për mbrojtjen e lirisë së të shprehurit të cilat tani iu bashkangjitën IFEX-it:
Shoqata belloruse e gazetarëve (BAJ), Bajte për të gjithë (B4A) nga Pakistani, Qendra kamboxhiane për medie të pavarura (CCIM), Lëvizja për medie të lira (FMM) nga Shri Lanka, Unioni hungarez për liritë qytetare (HCLU), Мetamorfozis nga Maqedonia, Amerikanët për demokraci dhe të drejtat e njeriut në Bahrein (ADHRB), Rrjeti ndërkombëtar për të drejtat e fëmijëve (CRIN) nga Mbretëria e Bashkuar, Qendra e Gjirit për të drejtat e njeriut (GCHR), Instituti për lirinë e të shprehurit nga Kostarika (IPLEX), fondacioni Karisma nga Kolumbia, SMEX nga Libani, Shoqata e botuesve dhe e transmetuesve (TTPBA) nga Trinidadi dhe Tobagoja dhe Koalicioni qytetar për mbrojtjen e lirisë së të shprehurit (CCDLE) nga Tunizia.
Organizata IFEX me seli në Kanadë është e njohur si organizatë përkrahëse për organizatat ndërkombëtare siç janë Raportuesit pa kufinj (RSF), Federata ndërkombëtare e gazetarëve (IFJ), Instituti ndërkombëtar i shtypit (IPI), Komiteti për mbrojtjen e gazetarëve (CPJ) dhe Neni 19 (BA/BD).
Bashkimi për t’u ballafaquar me çështjet siç janë gjuha e urrejtjes, maltretimi nëpërmjet internetit, e drejta për protesta, shpifja penale, dhe problemi gjithnjë e më i madh me sulmet qeveritare ndaj shoqërisë qytetare është diçka që na jep fuqi dhe është me rëndësi thelbësore për suksesin tonë. Siç theksoi drejtoresha ekzekutive e IFEX-it, Annie Game: “Ne jemi një rrjet organizatash të cilat gjithë kohën punojnë në mënyra të ndryshme. Rrjeti i IFEX-it evoluon, jo vetëm në aspekt të numrave, por edhe në aspekt të drejtimit, njohurive dhe përvojës dhe ne vazhdojmë të rritemi. Laramania e ekspertizës, kulturës, gjuhës, kontekstit dhe qëndrimeve nuk na ndan, por përkundrazi – na bën më të fuqishëm dhe e rrit ndikimin tonë”.
Pas debateve pasuan punëtori praktike, ku pjesëmarrësit kishin mundësi që ta përforcojnë punën e tyre nëpërmjet këmbimit të shkathtësive, përvojave dhe sfidave në lidhje me komunikimet planifikimin financiar, sigurinë digjitale dhe bashkëpunimin digjital – në sesione në grupe të vogla dhe në takime “një-me-një” me specialistë nga Tregu i IFEX-it. U bashkangjitën edhe donatorët, duke promovuar dialog të hapur dhe konstruktiv me bashkësinë e organizatave për lirinë e të shprehurit, duke marrë pjesë në mënyrë aktive në sesionet dhe në pyetjet dhe përgjigjet joformale. Pjesëmarrësit nga Afrika, Amerika Latine dhe nga rajoni i Lindjes së Afërt dhe Afrika Veriore mbajtën takime “kokë-më-kokë” në ditët para dhe pas konferencës, që të hulumtojnë mundësi të reja për punë të përbashkët dhe për të qenë më të fortë së bashku.
Qëllimi i konferencës ishte të sigurojë hapësirë për ta paramenduar ndryshimin që duhet ta shohim, si dhe të gjenden mënyra për lidhje, kontribuim dhe bashkëpunim që të realizohet pikërisht ai ndryshim. Të gjithë (оrganizatorët, koordinatorët, moderatorët, e gjithsesi edhe pjesëmarrësit), me zemërgjerësi i këmbyen njohuritë, profesionalizmin dhe pasionin e tyre. I falënderojmë!
Ndaje: