Pjesëmarrësit do të dëgjojnë dhe do të diskutojnë për pjesën përbërëse të përditshmërisë tonë – internetin. Këshilli kushtetues, qasjen në internet e sheh si liri fundamentale për shprehje të lirë të ideve dhe të mendimeve që është shumë e rëndësishme për zhvillimin e demokracisë.

Të udhëhequr nga çështja “Veglat digjitale – mundësi për përforcim të të drejtave të njeriut ose kërcënim që i kompromiton ato”, ekspertët do ta analizojnë punën e tyre, do të marrin pjesë në tryeza të rrumbullakta dhe do ta masin ndikimin e veglave digjitale për të drejtat e njeriut dhe praktikat demokratike.

Kjo ngjarje është organizuar nga rajoni i Normandisë së ulët, Insituti ndërkombëtar për paqe dhe të drejtat e njeriut (Kaen, Francë), ALDA dhe fondacioni Metamorfozis (Shkup, Maqedoni) në kuadër të programit Bashkëpunim i decentralizuar ndërmjet rajonit Normandi e ulët dhe Maqedonisë dhe rrjetit Francë-Ballkan.

Për informata plotësuese konsultohuni me zonjën Biljana Zashova biljana.zasova@aldaintranet.org

Burimi: alda-europe.eu „Debate on cyberspace and human rights by French and Balkan experts“

Ndaje: