Më 02.12.2014, e martë, në hapësirat e Info Qendrës së BE-së në Shkup, me fillim në orën 11:00, do të mbahet prezantim për Rekomandimet për punën me resurset e hapura arsimore nga ana e Aleancës për resurse të hapura arsimore në Maqedoni. Prezantimi do të zgjasë 1 orë.

Në prezantimin e organizuar nga fondacioni Metamorfozis dhe Aleanca për resurse të hapura arsimore, do të prezantohen gjendjet aktuale, përfundimet dhe rekomandimet për punë me resurset e hapura arsimore në Republikën e Maqedonisë të konstatuara nga Aleanca për resurse të hapura arsimore në Maqedoni.

Qëllimi i prezantimit është të konstatohen gjendjet aktuale me RHA-të në Maqedoni si dhe të shqyrtohen hapat e mundshëm në të ardhmen për përmirësimin e klimës së përfshirjes së RHA-ve në arsim.

Ju lutemi konfirmojeni pjesëmarrjen tuaj në prezantim më së voni deri më 01.12.2014, e hënë, ora 14:00, në e-mail-in: contact@oer.mk ose në telefonin: 3109 325, personi për kontakt: Tamara Resavska.

Ndaje: