Më 21 dhe 25 prill, në kuadër të projektit “Sajber engjujt rojtarë – siguria e fëmijëve në rrjetet sociale dhe në internet nga keqpërdorimi i të dhënave personale”, do të mbahen tribuna për mbrojtje onlajn të privatësisë dhe të dhënave personale që kanë për qëllim edukimin e nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme nga komunat e Dibrës, Qendrës së Zhupës dhe të Mavrovës dhe Rostushës.
Në tribunën e parë që do të mbahet më 21 prill në Sh.F. “Kemal Ataturk” në Qendrën e Zhupës, do të marrin pjesë nxënës nga kjo shkollë dhe nga Gjimnazi “ATA” i kësaj komune. Të njëjtën ditë do të mbahet edhe tribunë në Shtëpinë e kulturës në Rostushë, ku do të marrin pjesë nxënës të Sh.F. “Gjorgi Puleski” dhe nga shkolla e mesme “Mavrovë-Rostushë” nga rajoni i Mavrovës dhe Rostushës. Pastaj, më 25 prill do të mbahet tribunë në Dibër, dedikuar nxënësve të Sh.F. “Vëllazërim bashkimi” – Penestia, Sh.F. “Said Najdeni”, SHMQ “Zdravko Çoçkovski/28 Nëntori” dhe Sh.F. “Riste Risteski”.
Nxënësit do të kenë mundësi të njihen me termet kryesore që kanë të bëjnë me privatësinë dhe sigurinë në internet, rreziqet në internet, si t’i dallojnë ato dhe si ta mbrojnë privatësinë dhe sigurinë e tyre në internet.
Projekti “Sajber engjujt rojtarë – siguria e fëmijëve në rrjetet sociale dhe në internet nga keqpërdorimi i të dhënave personale”, implementohet nga Qendra për zhvillim të qëndrueshëm të bashkësisë nga Dibra në partneritet me Fondacionin Metamorfozis, ndërsa është i mbështetur nga Projekti i USAID-it për shoqëri qytetare. Qëllimi kryesor i projektit është mbrojtja dhe edukimi i të rinvje nga keqpërdorimi i të dhënave të tyre personale nëpërmjet rrjeteve sociale.
Ndaje: