Мени

Liri në vend të frikës: Tribunë në temën e sigurisë së komunikimeve

Freedomnotfear

Me rastin e iniciativës ndërkombëtare “Liri në vend të frikës – ditët ndërkombëtare të aksionit“, Fondacioni Metamorfozis në partneritet me koalicionin Qytetarët për Maqedoninë do të organizojë tribunë në temën e sigurisë së komunikimeve dhe rreziqeve nga ndjekja dhe mbikëqyrja e komunikimeve.

Tribuna do të mbahet më 19 tetor, prej orës 11 deri në orën 13:30 në hapësirat e klubit GEM, në Shkup, dhe në të do të marrin pjesë tre prezantues: Predrag Tasevski nga cybersecurity.mk, Violeta Gjorgjievska nga Internet Hotline Provider – Macedonia dhe mr. Biljana Vollçeska nga Drejtoria për mbrojtjen e të dhënave personale.

Të njëjtën ditë prej orës 14 deri në orën 16, në hapësirat e klublit GEM do të mbahet punëtori për shfrytëzimin e sigurt të celularëve, ndërsa trajnues do të jetë Predrag Tasevski. Numri i vendeve për pjesëmarrësit e punëtorisë është i kufizuar, prandaj ata që duan të marrin pjesë duhet të paraqiten duke e plotësuar formularin më së voni deri më 16 tetor, e premte, deri në orën 14.

Duke iu falënderuar Fondacionit Metamorfozis, iniciativa (www.freedomnotfear.org) është e pranishme në Maqedoni që nga viti 2008, ndërsa këtë vit, 2015, si partner kyçet edhe koalicioni “Qytetarët për Maqedoninë”.