Qëllimi i konferencës ishte të përcillen përvojat e ekspertëve ndërkombëtarë Markus Ikstad, drejtori komercial i Streamworks Interactive dhe Toni Gabriq, kryeredaktor i H-Alter.org dhe ato të shfrytëzohen në kontekstin e Maqedonisë për prezantimin e të cilave kontribuan 10 prezantues nga shoqata mediale, organizata, portale dhe agjenci nga Maqedonia.
Ngjarjen e hapën Bardhyl Jashari nga fondacioni Metamorfozis dhe Leana Mar, drejtore e Zyrës për arsim të USAID-it dhe Ushtruese detyre Drejtore e USAID-it, të cilët i theksuan nevojat për nxitje të diskutimit në këtë temë ndërmjet faktorëve relevantë, përmendën disa nga problemet e kësaj fushe dhe e potencuan nevojën për përforcim të mediave në Maqedoni në çdo kuptim, për të cilën gjë, janë duke u realizuar iniciativa nga projektet e tjera.
Markus Ikstad u përpoq t’i prezantojë sfidat kryesore për mediat në Maqedoni dhe në përputhje me analizat e bëra, prezantoi disa modele për qëndrueshmëri. Ai e prezantoi modelin për pagesë të përmbajtjeve të NY Times, i cili u mundëson lexuesve të kenë qasje vetëm deri te 20 përmbajtje pa pagesë pa mos u parapaguar në sistemin digjital. Nga ana tjetër, Washington Post në limitin prej 20 storjeve nuk i përfshin ato përmbajtje deri te të cilat arrihet nëpërmjet rrjeteve sociale dhe kërkuesve.
Ka edhe sisteme restriktive me pagesë, të cilat nuk mundësojnë shpërndarje nëpërmjet rrjeteve sociale si Facebook-u dhe Twitter-i. Megjithatë, përfundimi është se në qoftë se sistemet për pagesë të përmbajtjeve bëhen standard, lexuesit do të duhet të vendosin se cilëve botues do t’ua japin paratë, por edhe lojalitetin e tyre.
U prezantua edhe modeli i qëndrueshmërisë nëpërmjet agregimit (përmbledhjes), produksionit dhe distribuimit të video-përmbajtjeve dhe modeli i krijimit të përmbajtjeve unike, që do ta tërheqin dhe angazhojnë publikun.
Disa nga rekomandimet e tij kryesore janë:
- Kreativitet kundrejt restriktivitetit në sistemet për pagesë digjitale
- Produksion i përmbajtjeve unike multimediale që do të ndihmojnë në ndërtimin e brendit të fuqishëm
- Bashkëpunim me profesionistë për streaming të cilët mund të sigurojnë video materiale me çmime të përshtatshme
- Shqyrtimi i mundësive për sponsorim të përmbajtjeve
- Varshmëri më të vogël nga CEO-ja e ueb-faqes dhe nga impresionet e banerëve të vendosur
I afërt me kontekstin e Maqedonisë është konteksti me mediat në Kroaci dhe për këtë gjë përvojat i përcolli kryeredaktori i H-alter, Toni Gabriq. Ai i prezantoi format e përkrahjes institucionale të mediave joprofitabile në Kroaci, por edhe përkundër kësaj përparësie sa i përket funksionimit të këtij lloji të mediave në vendin tonë, ai i theksoi edhe problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen ata, para së gjithash sa i përket qëndrueshmërisë financiare në afat të gjatë.
Në përgjithësi, gjatë gjithë ngjarjes, problemi me qëndrueshmërinë u analizua nga disa aspekte: origjinaliteti i vetë përmbajtjeve të mediave, inovacioni në prezantimin e përmbajtjeve nevoja për edukum, presionet politikе, imponimi i kufizimeve ligjore, përqindja e ulët e publikimit të shpalljeve në mediat e reja në krahasim me mediat tradicionale etj.
Nga njëra anë portalet luftojnë me konkurencë të madhe: media të reja “mbijnë” për çdo ditë, ka hiperproduksion të përmbajtjeve, resurse të kufizuara, ndërsa nga ana tjetër, agjencitë nuk mund të marrin informata precize për efektin e fushatave onlajn që të munden më lehtë t’i bindin reklamuesit të reklamohen në internet.
Kompanitë edhe më tutje më tepër dëshirojnë të reklamohen në mediat tradicionale, por mediat e reja duhet të bëjnë inovacione edhe sa i përket mënyrave të fitimit:
Александар Дамовски: Се прави copy-paste и на филозофијата на рекламирањето од печатените во онлајн медиумите #mediumi #медиуми
— Metamorphosis (@fmeta) May 11, 2013
Aleksandar Damovski: Bëhet copy-paste edhe e filozofisë së reklamimit nga mediat e shtypura në ato onlajn
Слобода на #медиуми, пари од реклами, контрола од власта… тоа се проблемите, но кај е иновацијата. Сите .мк #медиуми се исти. #myfivecents
— Viktor Dano (@ViktorDano) May 11, 2013
Liria e mediumeve, para nga reklamat, kontroll nga pushteti… këto janë problemet, por puna qëndron te inovacioni. Të gjitha .mk mediat janë të njëjta.
Përmbajtjet duhet të jenë lokale, origjinale dhe multimediale. Gazetarët duhet t’u përmbahen standardeve profesionale dhe etike të profesionit të tyre, ndërsa mediat duhet të përpiqen t’i përshtasin përmbajtjet e tyre me platfromat dhe mundësintë e reja që i ofrojnë ato. Përmbajtjet kualitative janë parakusht kryesor për qëndrueshmëri.
@ksavica Најпосетуваниот сајт не е и најдобриот сајт да стигнеме до таргетот #mediumi#медиуми
— Metamorphosis (@fmeta) May 11, 2013
@ksavica Ueb-faqja më e vizituar nuk është edhe ueb-faqja më e mirë që të arrijmë deri te targeti
#alexa not relevant for measuring the influence оf portals #mediumi #медиуми
— Elida (@Elida_Z) May 11, 2013
#alexa nuk është relevante për matjen e ndikimit të portaleve
Дел од проблемите на онлајн #медиуми те во МК произлегуваат и од слаба инфраструктурна поддршка: ИТ платформи и рекламни платформи
— Vanco (@ordanoskiv) May 11, 2013
Një pjesë e problemeve të mediave onlajn në MK vijnë edhe nga përkrahja e dobët infrastrukturore: Platforma për TI dhe platforma reklamuese
Mediat duhet të fokusohen në disa gjëra:
Education, integration, specialization – the needs of media in #Macedonia by @xorran at NMSC #mediumi twitter.com/fmeta/status/3…
— Metamorphosis (@fmeta) May 11, 2013
Edukimi, integrimi, specializimi – nevojat e mediave në Maqedoni.
Специјализирање: ако не можеме да правиме се, треба да го правиме само она што знаеме да го правиме #медиуми #mediumi
— Metamorphosis (@fmeta) May 11, 2013
Specializimi: nëse nuk mund të bëjmë gjithçka, duhet ta bëjmë vetëm atë që dijmë ta bëjmë
Megjithatë, është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi dhe komunikimi ndërmjet mediave onlajn dhe agjencive, si ndërmjetësues i drejtpërdrejtë ndërmjet tyre dhe shpallësve:
@dlazarevski Не чекавме од небо да паднат рекламите, почнавме со едукација на маркетинг агенциите и огласувачите #медиуми #mediumi
— Metamorphosis (@fmeta) May 11, 2013
@dlazarevski Nuk pritëm që reklamat të na bien prej qiellit, filluam me edukimin e agjencive të marketingut dhe të shpallësve
Новинарите и агенциите мораат почесто да се среќаваат и да се едуцираат меѓусебно #mediumi
— Zoran Ricliev (@Xorran) May 11, 2013
Gazetarët dhe agjencitë duhet më shpesh të takohen dhe të edukohen në mes vete
Qëndrueshmëria e mediave të reja assesi nuk guxon të shihet vetëm nga aspekti i mbijetimit financiar. Në këtë drejtim nuk guxon të anashkalohet edhe zhvillimi teknologjik dhe përmbajtësor i mediave të reja, veçanërisht në kontekstin e Maqedonisë, konstaton moderatorja e kësaj konference – Biljana Bejkova nga OJQ-ja Infocentar.
Fotografitë nga konferenca mund t’i shihni në profilin e fondacionit Metamorfozis në Facebook, ndërsa video-inçizimi dhe audio inçizimi janë dhënë në vazhdim.
Ngjarja u përkrah edhe nga një numër i madh sponsorësh medialë: Radio MOF, Portalb, Ping, +Info, Kanal 77, Crnobelo, Kajgana, Nova TV, Blogirame, Klik Atak, Оkno, МKD, IAB Maqedoni, Sakam info, Hajd Park, Мое bebe, Мojot grad, Таratur, Komunikacija, Аlbtime dhe Еmiter.
Ndaje: