Më 02.02.2015, në hapësirat e klubit GEM në Shkup, u mbajt takim i organizatave-grantiste nga projekti “Rrjeti aksional për qeverisje të mirë”, i cili realizohet nga Fondacioni Metamorfozis, në partneritet me MCET-in dhe Reaktor-in, dhe me ndihmë financiare të Komisionit Evropian nëpërmjet programit IPA CIVIL SOCIETY FACILITY (CSF) 2012-2013.
Në takimin e mbajtur u diskutua për krijimin e rrjetit të organizatave që do të punojnë bashkërisht në tema që kanë të bëjnë me qeverisjen e mirë që planifikohet si pjesë e projektit dhe bashkëpunimit. Organizatat anëtare kishin mundësi të diskutojnë për aktivitetet të cilat do t’i realizonte rrjeti në të ardhmen dhe ta nënshkruajnë deklaratën për veprim të përbashkët në fushën e qeverisjes së mirë.
Ideja e aktivitetit të këtillë është të japim përkrahje të ndërsjellë dhe të kemi mekanizma që bashkërisht të vazhdojmë në zbatimin e aktiviteteve tona edhe pas përfundimit të këtij projekti. Ne kërkojmë mënyra për vazhdimin e projektit dhe si rrjet besojmë se do të kishim mundësi më të mëdha.
Ndaje: