obuka socijalni mediumi

Rreth dhjetë përfaqësues të sektorit qytetar në Maqedoni kishin mundësi që detajisht të njoftohen me strategjitë për përfaqësim dhe për promovim në mediat sociale si pjesëmarrës në trajnimin “Mediat sociale për përfaqësim” i cili u mbajt më 3 korrik në hapësirat e Institutit për studime të komunikimit në Shkup.

Trajnimin e organizoi Fondacioni për internet dhe shoqëri, Metamorofozis, ndërsa temat e mbuluara, në mes tjerash, përfshinin: Shfrytëzimin strategjik të mediave sociale dhe të veglave të tjera onlajn, Metodat për promovimin e përmbajtjeve në Facebook dhe Automatizimin e shfrytëzimit të mediave sociale.

Pjesëmarrësit në trajnim përfshinin përfaqësues të disa organizatave qytetare, duke e përfshirë Qendrën maqedonase për bashkëpunim ndërkombëtar, Qendrën për menaxhim me krizat, Institutin për të drejat e njeriut dhe Fondacionin për demokraci – Westminster.

“Për dallim nga trajnimet e tjera për të cilat zakonisht premtohet se do të jenë interaktive, mirëpo nuk janë, trajnuesit me të vërtetë realizuan një trajnim argëtues që mundësonte pjesëmarrje të dëgjuesve. Veglat që u prezantuan janë të dobishme dhe shumë të nevojshme”, theksoi Ana Neshoska nga Qendra për menaxhim me ndryshimet.

“Trajnimi më mundësoi që të kuptoj për vegla të reja dhe shumë të dobishme, të cilat do ta përmirësojnë promovimin e aktiviteteve tona përpara llojeve të ndryshme të publikut”, tha pjesëmarrësi në trajnim nga Fondacioni për demokraci – Westminster.

Ngjarja u organizua në kuadër të projektit “Llogaridhënia nëpërmjet angazhimit qytetar”, të cilin e realizon Fondacioni Metamorfozis, ndërsa është i mbështetur nga Ambasada Britanike në Shkup.

Ndaje: