Metamorfozis dhe Global Voices – Maqedoni ishin pjesë e panairit për vullnetarë në organizim të Ambasadës amerikane, i cili u mbajt më 29 tetor 2014 në Bibliotekën kombëtare dhe universitare “Shën Klimenti i Ohrit” – Shkup.

saem-na-volonteri-oktomvri

Ideja e Global Voices u pranua në mënyrë të shkëlqyeshme nga vizitorët e panairit të cilët kishin mundësi të informohen për atë se çka është Global Voices dhe si do të mund të kyçeshin dhe të bëhen pjesë e këtij projekti global. Një numër i madh i vizitorëve shprehën interesim për t’u kyçur në ekipin e Global Voices.

Në panair morën pjesë 13 organizata.

Ndaje: