Fondacioni Metamorfozis me mbështetjen e Projektit Information Safety & Capacity (ISC) si pjesë e projektit të Sigurisë Digjitale e publikoi qendrën e burimeve të ndihmës së parë – digjitalfirstaid.mk. Ky është një version i lokalizuar dhe i përshtatur në maqedonisht dhe shqip i ueb-faqes origjinale (digitalfirstaid.org) Mund të shkarkoni të gjithë ueb-faqen dhe ta përdorni off line ose ta shkarkoni kodin burimor nga Gitlab.

Kjo qendër burimesh përmban rekomandime që në mënyrë interaktive e udhëheqin përdoruesin deri te përgjigja e duhur përmes disa skenarëve të mundshëm. Ueb-faqja ofron ndihmë në rast të humbjes së pajisjes, pamundësisë për të hyrë në llogarinë tuaj të e-mail-it ose të rrjetit social, mosdisponueshmërisë së ueb-faqes ose ngacmimit në internet, si dhe për çështje të tjera. Përveç këtyre rekomandimeve, në digjitalfirstaid.mk gjithashtu mund të gjeni edhe një regjistër të organizatave që ofrojnë ndihmë për problemet tuaja.

Qendra e burimeve azhurnohet dhe përshtatet vazhdimisht për natyrën dinamike të sigurisë digjitale, kështu që ne ju inkurajojmë nëse keni ndonjë rekomandim ose vërejtje të na kontaktoni në filipn@metamorphosis.org.mk ose miron@metamorphosis.org.mk.

Ndaje: