Fondacioni Metamorfozis së bashku me Projektin ISC edhe këtë muaj organizojnë dy uebinare që përfshijnë tema për të cilat konsiderojmë se janë me rëndësi të jashtëzakonshme për organizatat joqeveritare, veçanërisht për ato që kanë projekte mediatike, si dhe për vetë mediat, e që janë në domenin e sigurisë digjitale.
Detajet e uebinareve mund të gjenden më poshtë. Nëse jeni të interesuar, aplikoni në linkun vijues*: https://forms.gle/rPVhM23aDPkuSBxL8
* Të dhënat mblidhen vetëm për uebinaret dhe nuk do të përdoren për marketing ose për qëllime të tjera. Të dhënat do të fshihen pasi të mbahen uebinaret.
Dezinformatat si kërcënim për sigurinë digjitale / 21.09 (e hënë) / 13:00 / Kohëzgjatja 1 orë
Në uebinar do të diskutohen llojet e dezinformatave, mënyra e krijimit dhe shpërndarjes së tyre, qëllimi i tyre dhe dëmet që i shkaktojnë. Do të shqyrtohen disa shembuj realë të dezinformatave në vendin tonë, arsyet e krijimit të tyre dhe mënyrën se si organizatat janë marrë me to. Do të diskutohen edhe mënyrat për ta zvogëluar dëmin e shkaktuar prej tyre..
Ligjërues janë Goran Rizaov dhe Goce Arsovski nga Fondacioni Metamorfozis.
Goran Rizaov është udhëheqës i programit të mediave të Fondacionit Metamorfozis, pjesë e të cilit është media e vetme e licencuar nga Maqedonia në Rrjetin Ndërkombëtar të Verifikimit të Fakteve – Vërtetmatës.mk. Ai është gazetar profesionist me përvojë shumë vjeçare në mediat e shkruara dhe ato elektronike. Punon kryesisht në projekte që lidhen me qeverisjen e mirë, të dhënat e hapura, analizën dhe vizualizimin e të dhënave. Ka qenë bursist i zhvillimit profesional në vitin 2011/2012, kur studioi gazetari të bazuar në të dhëna dhe mediat online në Fakultetin e Gazetarisë dhe Komunikimit Masiv “Walter Cronkite” në Feniks të SHBA-ve.
Goce Arsovski është psikolog dhe hulumtues në Fondacionin Metamorfozis. Interesi profesional i tij është i fokusuar kryesisht në fushat e metodologjisë, statistikave, instrumenteve hulumtuese, si dhe mundësive për të përdorur teknologji të reja në hulumtime. Ai ka marrë pjesë në dhjetëra konferenca ndërkombëtare, seminare dhe punëtori në temën e luftës kundër dezinformimit, edukimit medatik dhe sigurisë kibernetike. Si trajner ai ka mbajtur trajnime për punë me të dhënat dhe vizualizimin e të dhënave, të dhënat e hapura, siguri kibernetike, me theks të veçantë për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme.
Komunikimet e sigurta celulare / 22.09 (e martë) / 13:00 / Kohëzgjatja 1 orë
Komunikimi përmes pajisjeve celulare zë një pjesë të madhe të komunikimit të përgjithshëm në kohën e tanishme. Kjo është arsyeja pse është shumë e rëndësishme që të dhënat që ne i transmetojmë përmes këtyre pajisjeve, si zë, video dhe informata të jenë të sigurta. Në uebinar do të diskutohen mënyrat dhe mjetet se si të ruhen dhe të transmetohen në mënyrë të sigurt të dhënat përmes pajisjeve celulare.
Ligjërues është Robert Todoroski.
Punon si këshilltar për siguri digjitale për Rrjetin Intranews. Ai ka përvojë shumë vjeçare si këshilltar për TIK dhe siguri kibernetike në shumë organizata në vendin tonë.
LinkedIn: https://www.linkedin.com/in/rednetitc/
Ndaje: