Në datën 7 korrik 2023 do të zhvillohet ngjarja publike “Partneriteti për Qeverisje të Hapur – Dialog mbi Planin Kombëtar të Veprimit 2024-2026” për të nisur procesin e bashkë-krijimit të planit të gjashtë kombëtar të veprimit.

Ngjarja do të fillojë në ora 11:00 në Sallën Solemne të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në platformën Zoom.

Të pranishmit në këtë ngjarje do të kenë mundësinë të informohen për përfitimet nga procesi i Partneritetit për Qeverisje të Hapur dhe rëndësinë e përfshirjes së të gjitha palëve të interesuara në këtë proces, hapat e përgatitjes dhe fushat prioritare që do të mbulohen në planin e ri të veprimit.

Fondacioni Metamorfozis është koordinator i Rrjetit të organizatave të shoqërisë civile për Partneritet për Qeverisje të Hapur e cila paraqet strukturë për koordinimin e procesit të Partneritetit për Qeverisje të Hapur në Maqedoninë e Veriut (PQH) në bazë të përvojës ndërkombëtare, me qëllim të përmirësimit të komunikimit të të gjitha palëve të përfshira dhe forcimit të monitorimit dhe vlerësimit të aktiviteteve në kuadër në kuadër të PQH-së.

Ndaje: