31 maj të vitit 2022 në Shkup, duke filluar nga ora 12:00 do të mbahet konferenca “Përballja me dezinformatat në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, kushtuar ndërtimit të një qasjeje shumësektoriale për adresimin e kësaj çështjeje të rëndësishme përmes angazhimit të përbashkët të institucioneve shtetërore, mediave të pavarura, organizatave të shoqërisë civile, bashkësisë akademike dhe sektorit privat. Ngjarja do të zhvillohet në hotelin “Panoramika” dhe do të jetë në formatin hibrid.

Konferenca do të ofrojë një platformë për diskutim ndërmjet palëve të interesuara që punojnë për zhvillimin e demokracisë duke i luftuar dezinformatat dhe duke e avancuar lirinë e shprehjes, duke u mundësuar atyre të rrjetëzohen dhe t’i ndajnë përvojat. Në konferencë do të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve relevante, profesionistë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe të bashkësisë ndërkombëtare.

Ngjarja do të përbëhet nga dy sesione pune. Në sesionin e parë do të prezantohen dhe do të diskutohen rezultatet e hulumtimeve aktuale mbi situatën për të kuptuar më mirë kontekstin, ndërsa në sesionin e dytë do të diskutohen rekomandimet për hapat e ardhshëm të aktorëve të ndryshëm shoqërorë me qëllim që së bashku t’u kundërvihen ndikimeve të dëmshme kundër zhvillimit të demokracisë dhe proceseve integruese. Çdo sesion pune do të përbëhet nga një panel hyrës me prezantime të shkurtra nga folësit dhe hapësirë diskutimi për të gjithë pjesëmarrësit.

Ngjarja do të zhvillohet në formatin hibrid dhe do të jetë i hapur për publikun, të gjithë të interesuarit mund të regjistrohen në këtë link.

Agjendën e ngjarjes mund ta shihni në linkun e mëposhtëm: Agjenda e Konferencës “Përballja me dezinformatat në Republikën e Maqedonisë së Veriut”

 

 

Ndaje: