Më 02.12.2014, e martë, në hapësirat e Info Qendrës së BE-së në Shkup, me fillim në orën 11:00, u mbajt prezantim i Rekomandimeve për punë me resurse të hapura arsimore nga ana e Aleancës për resurse të hapura arsimore në Maqedoni.

Në prezantim, që u organizua nga fondacioni Metamorfozis dhe Aleancës për resurse të hapura arsimore, ku morën pjesë mbi 50 përfaqësues të sektorit joqeveritar, privat dhe publik, Zoran Janevski nga Instituti Ekonomik – Shkup, e prezantoi Aleancën për resurse të hapura arsimore, e pastaj Marina Vasileva nga Sh.F.K. “Shën Kirili dhe Metodi”, e komunës Qendër, foli për Lojërat e gjyshes – lojëra edukative të dedikuara për të gjithë. Për krijimin e resurseve që janë të qasshme në mënyrë elektronike foli Ollga Samarxhiq Jankova nga Shoqata Hapni dritaret, e pastaj në fund, përfaqësuesja e fondacionit Metamorfozis i prezantoi rekomandimet për punë me resurse të hapura arsimore të miratuara nga Aleanca për RHA.

oer-dekemvri14

Qëllimi i prezantimit ishte të njoftohen të pranishmit me gjendjet që kanë të bëjnë me RHA-të në Maqedoni, si dhe të shqyrtohen hapat e mundshëm në të ardhmen për përmirësimin e klimës për përfshirjen e RHA-ve në arsim.

Ndaje: