Ky udhëzues u ofron krijuesve të politikave dhe OJQ-ve që angazhohen për pajisje elektrike ekologjike, një pasqyrë të kërkesave që duhen plotësuar për të pasur një menaxhim të sigurt dhe efektiv të e-mbeturinave. Këtu janë përfshirë detaje dhe shembuj të infrastrukturës së nevojshme si dhe korniza të politikave dhe korniza ligjore që përdoren për ta trajtuar problemin gjithnjë e më të madh të e-mbeturinave.
Përveç parimeve të përgjithshme, ofrohen raste studimi të qasjeve të ndryshme për menaxhimin e e-mbeturinave. Poashtu, është ofruar një pasqyrë e politikave dhe e praktikave aktuale për menaxhim të e-mbeturinave në Maqedoni, me disa rekomandime për veprim.
Rrjeti ballkanik për përfaqësim gjatë menaxhimit me e-mbeturina (BEWMAN) është projekt dyvjeçar i iniciuar dhe i menaxhuar nga Fondacioni Metamorfozis dhe kofinancuar nga Bashkimi Evropian nëpërmjet IPA me qëllim që të kontribuojë në përmirësimin e kornizës ligjore dhe institucionale për menaxhim të rregullt me e-mbeturinat në Maqedoni, Serbi, Kroaci dhe Bullgari, në përputhje me direktivat dhe standardet relevante të BE-së.
Ndaje: