Shkolla për politika për vitin 2023, Foto: Kabineti i presidentit Stevo Pendarovski


Shkolla për politika për vitin 2023 sot u mbyll në Ohër me mbajtjen e modulit të pestë me titull “Ndërtimi i rezistencës shoqërore ndaj ndikimeve të dëmshme të dezinformatave”, njofton Portalb.

Siç informojnë nga Kabineti i presidentit Stevo Pendarovski, modulin e pestë e ka filluar me ligjëratë Vlladimir Petreski nga Fondacioni “Metamorfozis”, kryeredaktor i “Vistinomer” (Vërtetmatës) në temat “Fenomeni bashkëkohore i dezinformatave – si dhe pse dezinformatat hyrën në diskursin publik global në derë të madhe” dhe “Propaganda e ndikimit të huaj malinj dhe roli i tij në përhapjen e dezinformatave”, ndërsa në hapjen e Shkollës fjalime përshëndetëse kishin prof. dr. Aleksandar L. Spasov dhe Filip Stojanovski, drejtor për partneritet dhe zhvillim të resurseve në Fondacionin “Metamorfozis”.

Në temën “Metodologjia e verifikimit të fakteve – procedurat dhe hapat e procesit analitik” ka folur Elida Zylbeari nga Fondacioni “Metamorfozis” dhe kryeredaktore e Portalb.mk, ndërsa ligjëratë në temën “Ballafaqimi me dezinformatat – mënyra kreative për ballafaqim me dezinformatat” mbajti Vlladimir Petreski.

Elida Zylbeari në Shkollën për politika për vitin 2023
Elida Zylbeari në Shkollën për politika për vitin 2023

 

Mile Boshnjakovski, sekretar i përgjithshëm në Kabinetin e presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut mbajti ligjëratë me temë “Menaxhmenti i krizave në komunikim politik”, ndërsa ligjëratë me temë “Fjalim politik: struktura, përmbajtja dhe performimi” mbajti prof. dr. Aleksandar L. Spasov, kryetar i Këshillit programor të Qendrës presidenciale për arsim politik dhe këshilltar i presidentit për politikë të jashtme, politikë të brendshme dhe çështjet kushtetuese.

Vlladimir Petreski në Shkollën për politika për vitin 2023, Foto. Kabineti i presidentit Stevo Pendarovski
Vlladimir Petreski në Shkollën për politika për vitin 2023, Foto. Kabineti i presidentit Stevo Pendarovski

 

Në temat “Temat më të shpeshta të dezinformimit në diskursin publik në Maqedoni”, “Perspektiva gjeopolitike e rrjedhave të dezinformimit në Ballkanin Perëndimor” dhe “Verifikim i fakteve në Fejsbuk – se si rrjeti më i madh social në botë ballafaqohet me dezinformatat” folën Despina Kovaçevska, Filip Stojanovski dhe Vlladimir Petreski nga Fondacioni “Metamorfozis”.

Stevo Pendarovski në Shkollën për politika për vitin 2023, Foto. Kabineti i presidentit
Stevo Pendarovski në Shkollën për politika për vitin 2023, Foto. Kabineti i presidentit

 

Presidenti Stevo Pendarovski në Vilën “Biljana” në Ohër ua ndau certifikatat pjesëmarrësve në Shkollën për politika pranë Qendrës presidenciale për arsim politik për vitin 2023.

Në solemnitetin, siç informojnë nga kabineti i presidentit, Pendarovski në fjalimin e tij ka përkujtuar në idenë për formimin e Qendrës presidenciale në vitin 202 dhe e ka ndarë qëllimin e saj më të rëndësishëm, ndërsa ajo është që të sigurojë platformë për dialog demokratik dhe arsim politik në frymën e vlerave demokratike për qytetarë, ndërsa posaçërisht për të rinjtë.

Shkolla për politika u mbajt për të tretën herë me radhë, në bashkëpunim me fondacionet partnere dhe organizatat të cilat janë pjesë e Këshillit programor të Qendrës presidenciale për arsim politik – Fondacioni “Fridrih Ebert# për Maqedoninë e Veriut, Instituti Republikan Ndërkombëtar (IRI), Fondacioni “MK2025”, Fondacioni “Konrad Adenauer”, Fondacioni për demokraci i Vestminster në Maqedoninë e Veriut dhe Instituti Demokratik Nacional (NDI).

Ndaje: