Мени

Përkrahni të drejtat digjitale në Evropë

Mbijetesa e Rrjetit evropian për të drejtat digjitale (EDRi) është e pasigurtë. Financimi aktual përfundon në vitin 2015. Nevojitet ndihma juaj që të mos e humbim këtë organizatë aktiviste në Bruksel – përfaqësuese për të drejtat digjitale, e cila bën gjithçka që është në fuqinë e saj që ta shndërrojë Evropën në një shoqëri të lirë dhe të hapur, ku të drejtat dhe liritë tuaja janë të garantuara.

Dhuroni tani dhe ndihmoni që të mbledhim 50.000 еuro!

Ku do të përfundojnë paratë?

Në krahasim me organizatat ekuivalente në SHBA (siç janë EFF ose ACLU), EDRi disponon me dukshëm më pak mjete financiare. Përveç kësaj, lobi industrial në Bruksel ndikon në krijimin e politikave në BE me shumë më tepër mjete që ka në dispozicion. Paratë tuaja do të kontribuojnë për rivendosjen e baraspeshës. Nëse doni të kuptoni më tepër ose të shfrytëzoni mënyra të tjera të pagesës (transfer bankar, flattr), lexoni pyetjet e parashtruara më shpesh për donacionet.

EDRi do të sigurojë se paratë dhe liritë tuaja do të respektohen në propozim-ligjet evropiane nëpërmjet:

  • përjcelljes së kujdesshme të aktiviteteve të institucioneve të BE-së
  • përgatitjes së materialit informativ, siç janë infografiket, artikujt, udhëzuesit dhe broshurat
  • takimeve me euro-deputetët dhe përfaqësuesit e Komisionit Evropian

ЕDRi intervenoi kur qeveria e Maqedonisë u përpoq ta miratojë Ligjin për media (që e mbështeste censurën) duke bërë thirrje publike dhe duke i dërguar letër qeverisë. Para se të miratohet ligji, ministri i dikasterit përkatës të qeverisë kërkoi dhe mbajti takim me drejtorin ekzekutiv të EDRi-t. Edhe pse fillimisht në Ligj ishin përfshirë edhe publikimet në internet, në versionin përfundimtar të ligjit, të miratuar në shkurt të vitit 2014, përmbajtjet e portaleve në internet, megjithatë nuk u përfshinë në sferën e kontrollimit.