Tre përfaqësues të Fondacionit Metamorfozis, së bashku me përfaqësues të organizatave partnere nga Austria, Portugalia, Bullgaria, Republika Çeke dhe Polonia marrin pjesë në trajnimin me temë “Ngritja e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile me teknologjinë Cloud”, që mbahet në Pragë, nga data 14 deri më 18 mars.

Pjesëmarrësit në këtë trajnim kanë mundësinë të njihen me mundësitë e ndryshme që ofrohen nga Microsoft Teams dhe Power Automate dhe të zhvillojnë aftësi në lidhje me sigurinë e të dhënave në ekosistemin e Microsoft-it. Qëllimi i trajnimit është të rrisë kapacitetin e organizatave partnere për të ofruar mbështetje efektive për organizatat e shoqërisë civile në procesin e migrimit në zgjidhje në re (Cloud).

Ky trajnim organizohet në kuadër të projektit “Forcimi i Shoqërisë Civile përmes Transformimit Digjital” i mbështetur nga Agjencia Kombëtare për Programe Arsimore Evropiane dhe Mobilitet, nëpërmjet programit Erasmus+.

Ndaje: