Më 26.01.2016 (e martë), me fillim në orën 11.00, në Qendrën për konferenca dhe studime pranë Bibliotekës kombëtare dhe universitare Shën Klimenti i Ohrit – Shkup, do të mbahet prezantim njëorësh i Analizës së kornizës ligjore për arsim dhe mundësitë për përfshirjen e resurseve të hapura arsimore.
Ju lutemi që ta regjistroni prezencën tuaj në këtë ngjarje duke e plotësuar formularin për regjistrim më së voni deri në orën 10.00, më 25.01.2016.
Kjo analizë është e motivuar nga puna disavjeçare në fushën e resurseve të hapura arsimore dhe rekomandimet e fituara nga grupi i punës për resurse të hapura arsimore i përbërë nga anëtarët e Aleancës për RHA. Аnaliza e përfshin ligjin për arsim fillor, ligjin për arsim të mesëm, ligjin për tekste shkollore për arsim fillor dhe të mesëm, ligjin për të drejtat autoriale dhe të drejtat e ngjashme, dhe mundëson shqyrtim të gjendjeve, nxjerrjen e përfundimeve dhe të rekomandimeve për rregullim të mundshëm të resurseve të hapura arsimore në këto ligje.
Ndaje: