Fondacioni Metamorfozis ju fton të bëheni pjesë e uebinarit Privatësia në mësimdhënien online, me fillim në orën 15:3009 shkurt (e martë), 2021.

I ftojmë të gjithë të interesuarit nga kuadri mësimdhënës, shërbimet profesionale, udhëheqja e shkollës, por edhe prindërit/kujdestarët e nxënësve të aplikojnë për pjesëmarrje në linkun për aplikim. Trajnimi do të zgjasë një orë e gjysmë, dhe pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të diskutojnë me ligjëruesit dhe të parashtrojnë pyetje mbi temat e trajnimit.

Në këtë link mund ta shihni edhe agjendën e detajuar: Privatësia në mësimdhënien online 09.02.2021

Pas përfundimit të uebinarit, materialet do të jenë në dispozicion për të gjithë pjesëmarrësit, të licencuara me Creative Commons, dhe falas për ripërdorim, duke e cituar burimin. Ju inkurajojmë që ta ndani këtë thirrje me të gjithë që mendoni se do të përfitojnë nga trajnimi. Ju presim!

Uebinari “Privatësia në mësimdhënien online” realizohet në kuadër të projektit Resurset e Hapura Arsimore, i financuar nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni.

Ndaje: