Мени

Promovim i ueb-faqes së “Shkollës për të dhëna – Maqedoni”

coverfbsajt

Të dhënat e hapura mund t’u ndihmojnë shumë organizatave qytetare, mediave, aktivistëve dhe institucioneve shtetërore në avancimin e interesit publik. Më tepër informata për mënyrën e shfrytëzimit, analizën dhe prezantimin e të dhënave të hapura, mund të fitohen nëpërmjet Shkollës për të dhënae – Maqedoni, ueb-faqja e së cilës do të promovohet të enjten më 4 qershor, në orë 11, në Klubin e gazetarëve në Shkup.

Shkolla për të dhëna është pjesë e projektit “Rrjeti i organizatave qytetare për të dhënat e hapura”, të cilin e realizon Fondacioni “Metamorfozis” në bashkëpunim me “Open Knowledge Foundation” dhe me përkrahje të Foreign & Commonwealth Office.

Qëllimi i projektit është të ndihmojë në ndërtimin e kapaciteteve të organizatave qytetare për promovimin e agjendës së hapur.

Në promovimin e ueb-faqes do të prezantohet edhe konkursi për projekte dhe për iniciativa që përfshijnë zbatim të të dhënave të hapura për përmirësimin e jetës së qytetarëve të Maqedonisë.

Në ngjarje, fjalim përshëndetës do të mbajë аmbasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Maqedoni, h.t. Çarls Edmund Geret.