Anëtarët e ekipit të projektit Iniciativa për resurse të hapura arsimore prezantuan se si zhvillohen dhe si zbatohen resurset e hapura arsimore në vendet e tjera. Para pjesëmarrësve të punëtorisë u demonstruan trendet kyçe dhe drejtimet për zhvillim në fushën e RHA-ve, e poashtu u diskutuan edhe mundësitë dhe kushtet se si disa prej këtyre resurseve arsimore mund të përshtaten dhe të zbatohen në Maqedoni. Poashtu, u diskutuan pengesat ekzistuese në disa sfera për një zhvillim më të shpejtë të përdorimit të veglave të lira digjitale në arsim.

Pjesëmarrësve iu dha mundësia të demonstrojnë një pjesë të aktiviteteve dhe përvojës së tyre në këtë fushë, si dhe të propozojnë drejtime dhe forma të aktiviteteve për zhvillim më të mirë të RHA-ve dhe zbatim të tyre më efikas në Maqedoni. Informatat e bashkangjitura për resurset dhe përmbajtjet eksiztuese të disperzuara ekzistuese do të bëhen publike nëpërmjet ueb-faqes dhe aktiviteteve të tjera të projektit.

Ndaje: