Sot në hapësirat e “Dhomës publike” u prezantua analiza e e-shërbimeve të ofruara nga komunat në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si rezultat i hulumtimit të kryer nga Fondacioni “Metamorfozis”, i cili po realizohet për herë të tretë (2014, 2021, 2023) dhe tregon progresin në digjitalizimin e komunave të Maqedonisë së Veriut

Analiza tregon një progres të përgjithshëm në raport me hulumtimin e mëparshëm, por përfundimi i paraqitur nga prof. Dr. Zoran Janevski është se po kjo ndodh shumë gjatë dhe shumë ngadalë dhe ajo që ka ndryshuar është më shumë në aspektin e automatizimit sesa një transformim digjital thelbësor, nga i cili jemi ende shumë larg.

Është interesante të theksohet se edhe pse komunat si institucione ekzistojnë në shërbim të qytetarëve, një nga konkluzionet e hulumtimit është se një pjesë shumë e vogël e komunave e dëgjojnë zërin e qytetarëve kur zgjedhin ofertën e ardhshme të e-shërbimeve komunale.

Përparimi më i madh shihet në Kriva Pallankë, Vasilevë, Debarcë, Negotinë dhe Manastir, sipas vlerës së Indeksit të shërbimeve të e-qeverisjes në nivel lokal.

Kjo metodologji është e standardizuar, kështu që përveç krahasimit të ndërsjellë të komunave, e njëjta mund të bëhet edhe në nivel rajonal dhe global.

Problemi më i madh i zbatimit të digjitalizimit në institucione është mungesa e një plani dhe strategjie gjithëpërfshirëse për zbatimin e agjendës digjitale.

Në promovimin e publikimit dhe analizave nga hulumtimi, Drejtoresha e programeve, Dançe Danillovska-Bajdevska në fjalën e saj theksoi se transformimi digjital dhe digjitalizimi janë një nga prioritetet kryesore të Bashkimit Evropian. Ajo gjithashtu theksoi se përfitimet nga kjo janë se do të reduktohet ekonomia gri dhe korrupsioni, dhe për pasojë do të rritet transparenca e punës së institucioneve.

Ndaje: