Organizata joqeveritare “Alfred Friendly Press Partners”, e cila ekziston tashmë 35 vjet dhe punon në kuadër të Shkollës së Gazetarisë në Misuri nga shteti i njëjtë i SHBA-ve në qytetin e Kolumbisë, do të mbajë një seri prej pesë seminaresh për nevojat e gazetarëve të Maqedonisë gjatë vitit 2019.

Seminaret, nga të cilat tre të parat mbahen në Shkup, i katërti në Strugë dhe i fundit në Mavrovë, do të mbulojnë tema që kanë të bëjnë me strategjitë për krijimin efektiv të storjeve dhe prezantimin e tyre, pastaj gazetarinë mobile, audio inicizimin dhe prodhimin e videos, si dhe tema që kanë të bëjnë me gazetarinë e bazuar në të dhëna dhe vizualizimin e tyre.

“Alfred Friendly Press Partners” deri tani ka trajnuar 333 gazetarë nga 82 vende

 

Këtu mund të shihet pasqyra e përgjithshme e serive të seminareve, mënyra e punës dhe të plotësohet aplikacioni për pjesëmarrje. Seria e seminareve ka vend për 15 pjesëmarrës. Seminari i parë do të mbahet në prill, ndërsa i fundit në shtator, me ç’rast në periudhën prej korrikut deri në shtator do të mbahen edhe uebinare interaktive, por më shumë informata për to do të ketë më tutje. Agjenda preliminare mund të gjendet këtu.

Përndryshe, kjo seri e seminareve ndihmohet nga Ambasada e SHBA-ve dhe realizohet në bashkëpunim me Shoqatën e gazetarëve.

Ndaje: