Vendi: Universiteti i Evropës Juglindore, klasa 101

Data: 23 maj 2018

Ora: 13:00

Në bashkëpunim me Fondacionin “Metamorfozis”, ekipi i DOKU.TECH do të mbajë sesion informues me datë 23 maj 2018, ku do të keni mundësi të mësoni më tepër për DOKU.TECH dhe për mundësitë interesante që i ofron.

DOKU.TECH është konferencë vjetore dhe një nga ngjarjet kryesore të teknologjisë në Ballkan që shtjellon ndarjen e ideve, hapjen e diskutimeve, seminareve interaktive, sesione DIY, ditë të mbushura me argëtim dhe mbrëmje muzikore. Në katër edicionet paraprake të DOKU.TECH morën pjesë mbi 5,000 pjesëmarrës nga Ballkani, Evropa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Edicioni i sivjemë i DOKU.TECH do të mbahet më 9 dhe 10 qershor në Prishtinë, nën moton “Çmendura e një personi, është realiteti i një tjetri”.

Kjo iniciativë është e mbështetur financiarisht nga “Western Balkan Fund”, i cili ka për qëllim vendosjen e bashkëpunimit në Ballkan, me atë që DOKU.TECH do t’i tubojë novatorët e rinj dhe entuziastët e teknologjisë. Qëllimi është që nëpërmjet kësaj iniciative të promovohet arsimi joformal dhe të bëhet më i afërt për të paktën 45 pjesëmarrës nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia. Kjo ngjarje është një mundësi e shkëlqyer që pjesëmarrësit të mësojnë për zhvillimet e fundit në fushën e teknologjisë, të lidhen me novatorë kulmorë nga fusha e teknologjisë dhe të kenë punëtori praktike dhe informative, si dhe master-klasa. Të gjitha shpenzimet për udhëtim, akomodim dhe ushqim për pjesëmarrësit e përzgjedhur do të jenë të mbuluara.

Shiheni videon nga edicioni i vitit të kaluar.

Ndaje: