Мени

Shkup: U mbajt trajnim për përdorim të Wiki.mk

Në trajnim morrën pjesë aktivistë nga Shkupi, nga organizatat “Ploshtad Slloboda“, “MOF” dhe “Wikimedia”, ndërsa në rolin e trajnuesit ishte Kirill Simeonovski nga organizata joqeveritare “Wikimedia“, i cili përveç që i njoftoi pjesëmarrësit me softuerin Wiki dhe përdorimin e tij, poashtu u tregoi se si të redaktojnë tekst, të krijojnë lidhje dhe të shtojnë referime, të redaktojnë fotografi, multimedia, tabela, kategori dhe faqe për bisedë.
IMG_0332

Këto trajnime janë pjesë e komponentës për TKI të projektit për bashkëpunim të decentralizuar ndërmjet Normandisë së Poshtme dhe Maqedonisë të Fondacionit Metamorfozis, që realizohet në partneritet me “Wikimedia”.