Fondacioni Metamorfozis inicion krijimin e një rrjeti joformal të mediave dhe gazetarëve hulumtues, të cilët në bazë të një metodologjie transparente dhe profesionale do të kontribuojnë në luftën kundër dezinformimit.

Anëtarët e rrjetit do të kenë qasje në trajnime cilësore si dhe mundësinë për t’u angazhuar në prodhimin e përmbajtjeve mediatike që lidhet me demaskimin dhe shpjegimin e dezinformatave dhe manipulimeve mediatike. Përveç kësaj, anëtarët do të kenë mundësinë të transmetojnë përmbajtje të prodhuara në mënyrë profesionale nga rrjeti përmes kanaleve të tyre, duke mundësuar rritje të numrit dhe laramanisë së publikut të tyre.

Qëllimi i kësaj qasjeje është të zhvillojë një komunitet gazetarësh dhe mediash profesioniste që do të zhvillojë burime cilësore informative dhe edukative për të rritur vetëdijen e publikut për fenomenin e dezinformimit, do të kontribuojë në forcimin e edukimit mediatik, si dhe do të avokojë për një qasje të përshtatshme ndaj kësaj çështjeje në nivelin e politikave publike.

Për t’iu bashkuar rrjetit, kontaktoni Qëndresa Sulejmanin në e-mailin: qendresa@metamorphosis.org.mk ose 075-244-249.

Ndaje: