Мени

U mbajt Edukonferenca e parë për arsimtarë dhe informatikanë 2015

Më 24 dhe 25 janar 2015, në hotelin Drim në Strugë, u mbajt Edukonferenca e parë për arsimtarë dhe informatikanë 2015, e organizuar nga Miqtë e arsimit, dhe e përkrahur nga Aleanca për resurse të hapura arsimore, Microsoft-i, Këshilli britanik në Maqedoni, Agjencia nacionale për programe mësimore evropiane dhe mobilitet, FINKI, Bela dhe fondacioni Hap pas hapi.

Në konferencën që ishte e dedikuar për të gjithë arsimtarët dhe studentët – arsimtarë të ardhshëm, morën pjesë rreth 500 vizitorë. Konferenca filloi me punëtorinë e Microsoft-it në temën: Si mund ta ndryshosh klasën tënde me teknologji, e pastaj vijoi punëtoria e Aleancës për RHA në temën: Çka janë RHA-të, pse janë të rëndësishme dhe si mund të shfrytëzohen.

10410487_702333643216046_3941810715518632959_n (1)

Pastaj konferenca vazhdoi me prezantime të folësve nga vendi dhe bota, të cilat zhvilloheshin në disa salla njëkohësisht, ndërsa pjesëmarrësit mund të ndiqnin tema të ndryshme sipas zgjedhjes së tyre, që janë të rëndësishme për mësimdhënien  e tyre dhe zbatimin në arsim.

10432470_702777559838321_4581320014855103769_n

Në konferencën morën pjesë edhe fituesit e zgjedhjes për Arsimtar më të mirë për RHA për vitin 2014, të cilët kishin mundësi që t’i prezantojnë përvojat dhe punën e tyre me RHA.