novinari1Trajnimi i dytë u mbajt në periudhën 20-22 prill, në hapësirat e Kanalit 77 në Shtip, ku morën pjesë 11 gazetarë nga kjo redaksi. Menjëherë pas tij, në periudhën 24-26 prill, në hapësirat e fondacionit Metamorfozis në Shkup, u mbajt trajnimi i tretë, ku ishin të pranishëm 10 gazetarë nga redaksia e protalit Skaj dhe nga redaksia e Kanalit 77 në Shkup.

Dy trajnimet zgjatën nga 3 ditë pune dhe përfshinë tema si: redaktimi i i avancuar i përmbajtjeve në ueb, fotografimi dhe përpunimi i fotografive, inçizimi i audio-lajmeve dhe përpunimi i tyre, krijimi i video-përmbajtjeve, të drejtat autoriale mediumet sociale dhe shërbimet lokale për promovim. Trajnimet u fokusuan në përmirësimin e shkathtësive, prezantimin e softuerëve dhe të veglave që janë përgatitur sipas nevojave të këtyre mediumeve.

Më detajisht, trajnimi filloi me edukimin për punë në ueb-platformën Joomla. Gazetarët mësuan se si të redaktojnë dhe të publikojnë lajmë në ueb-faqet e tyre, me qëllim që të mundësohet bashkëpunim më i madh ndërmjet gazetarëve, lehtësim i punës dhe i procesit të azhurnimit të përmbajtjeve në ueb-faqet e tyre.

novinari2Në vazhdim, pjesëmarrësit kishin mundësi të bëjnë disa fotografi dhe të punojnë me softuerin për përpunim të fotografive ACDSee, që të krijojnë fotografi, të cilën pastaj do ta vendosin në kuadër të lajmeve të tyre, ndërsa u njoftuan edhe me shërbimin e popullarizuar për përbashkimin dhe ruajtjen e fotografive – Flickr. Gjithashtu, çdo pjesëmarrës inçizoi një audio-material dhe punoi me softuerin Sound Forge që ta përpunojë atë sipas parametrave të dhënë. Në këtë sesion, pjesëmarrësit u njoftuan me shërbimin SoundCloud, që paraqet një mundësi plotësuese për publikimin e audio-përmbajtjeve në ueb.

Në sesionin e ardhshëm, gazetarët u trajnuan për ta shfrytëzuar programin Windows movie maker, që të krijojnë dhe të përpunojnë një video, me qëllim që t’i shtojnë një komponentë multimediale lajmeve të tyre, por atyre iu prezantuan edhe mundësitë të cilat i ofron shërbimi Youtube, për publikimin dhe përpunimin e video-përmbajtjeve. Me ndihmën e Slideshare mësuan se si të bëjnë slajd-kaste – kombinim të prezantimit dhe të parapavijës me zë, e cila do t’u shërbejë në rastet kur nuk do të kenë video-material nga ndonjë ngjarje.

Një pjesë e trajnimit treditor iu kushtua edhe konceptit të të drejtave autoriale dhe licencave të lira Creative Commons. Gjatë këtij sesioni, gazetarët u njoftuan me termet kryesore nga lëmia e të drejtave autoriale dhe zbatimin e tyre praktik në kontekst digjital.

Sesioni i fundit iu kushtua përdorimit të mediumeve sociale si vegël për promovimin e mediumeve të tyre. Fokusi ishte në shfrytëzimin e Тwitter-it dhe të Facebook-ut për promovimin e ueb-përmbajtjeve, interaksionin me publikun onlajn dhe tërheqjen e publikut të ri. Ky sesion u mundësoi pjesëmarrësve që të njoftohen me bazat e mediumeve sociale dhe marketingut në internet, si dhe si t’i përdorin shkathtësitë e fituara për promovimin e përmbajtjeve të tyre ose të huaja në internet.

Gjatë këtyre 3 ditëve, gazetarët kishin mundësi që praktikisht t’i provojnë shkathtësitë e fituara dhe të ushtrojnë me ndihmën e trajnuesve, ndërsa trajnimi u mbyll me një ushtrim i cili mundësoi përsëritje të të gjitha gjërave që janë mësuar.

Trajnimi zgjoi interesim të madh te pjesëmarrësit për t’u kyçur edhe në trajnime të tjera që do t’i organizojë fondacioni Metamorfozis, para së gjithash për shkak të mundësisë për zbatim praktik të shkathtësive të fituara, por edhe të dëshirës për të mësuar diçka më tepër për mediumet sociale, promovimin dhe marketingun, fotografimin dhe redaktimin e përmbajtjeve për në ueb.

Metamorfozis vazhdon me implementimin e këtyre trajnimeve, kështu që deri në fund të vitit do të mbahen edhe 7 trajnime të këtilla, me program të përshtatur sipas nevojave të redaksive të mediumeve, me çka numri i përgjithshëm i trajnimeve do të arrijë në 10.

Deri tani, me këto 3 trajnime, janë trajnuar gjithsej 29 gazetarë. Gjatë trajnimit të parë që u mbajt prej 7 deri në 13 mars, në hapësirat e fondacionit Meetamorfozis në Shkup, u trajnuan gjithsej 8 gazetarë të redaksive të portaleve Plusinfo dhe Portalb, portalit me përmbajtje aktuale-ditore në gjuhën shqipe, i cili filloi me punë para do kohësh.

Ndaje: