Мени

USAID fillon projekt për përforcimin e shoqërisë civile dhe rritjen e pjesëmarrjes të të rinjve në Maqedoni

Më 18 nëntor 2016 Agjensioni Amerikan për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) filloi Projektin për pjesëmarrje qytetare (CEP), iniviativë pesë vjeçare për përkrahje të sektorit civil të Maqedonisë dhe organizatave rinore të cilat inkuadrojnë qytetarët, sektorin privat dhe insitucionet qeveritare, si dhe palët e interesuara për çështjet e interesit publik.

Projekti do të mbështesë organizatat e shoqërisë civile (OSHC) dhe aliancat e organizatave të shoqërisë civile të cilat janë të fokusuara në çështjet prioritare të cilat janë në interes të qytetarëve të Maqedonisë; do të ndihmojë OSHC-të të promovojnë dialogun; do të organizojë program njëvjeçar LEAD (Udhëheqje, Pjesëmarrje, Veprim, Zhvillim) i cili do ti mundësojë të rinjve të motivuar të zhvillojnë aftësi që të punojnë në suaza të komuniteteve të tyre. LEAD do tju mundësojë grave dhe burrave të rinj të marrin pjesë në jetën shoqërore dhe në proceset e vendim marrjes për çështjet të cilat ndikojnë në jetën e tyre, komunitetet, dhe shoqërisë në Maqedoni.

dsc_0595

Drejtori i zyrës për zhvillim të USAID-it, Edward Gonzales theksoi: “Përmes Projektit për pjesëmarrje qytetare të rinjtë dhe organizatat e shoqërisë civile do të përfitojnë njohuri, motivim, vlera të mirëfillta si dhe do të zhvillojnë shkathtësi të cilat do tju mundësojnë inkuadrim aktiv në dialogun me qeverinë dhe sektorin privat në veprime të cilat e promovojnë mirëqënien në komunitetet e tyre.” Ai gjithashtu theksoi: “Qëllimi i USAID-it është përforcimi i komunikimit dhe bashkëpunimit mes qytetarëve dhe atyre që janë në shërbim të tyre, si dhe përkrahjen e organizatave të shoqërisë civile për inkuadrimin e tyre efektiv dhe bashkëpunimin me insitucionet publike dhe palëve të intersit.”

dsc_0596

Projekti për pjesëmarrje qytetare zbatohet nga East West Management Institute (EWMI), në partneritet me katër organizata nga shoqëria civile (OSHC): Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis”, Asociacioni për Iniciativa Demokratike (AID), Fondacioni për Shoqëri të Hapur në Maqedoni (FSHHM) dhe Këshilli Rinor Nacional i Maqedonisë (KRNM). East West Management Institute është organizatë e pavarur jo profitabile e cila punon në përforcimin e shoqërive demokratike përmes bashkëveprimit të qeverisë, shoqërisë civile dhe sektorit privat me qëllim që të ndërtojnë institucione të përgjegjshme, të kualifikuara dhe transparente të cilat janë në shërbim të qytetarëve dhe në interesin e tyre më të mirë.

dsc_0601