Në trajnim morrën pjesë 8 aktivistë, pjesa më e madhe përfaqësues të Fondacionit “Fokus”, Komunës së Velesit, dhe njësitit vëzhgues “Dimitar Vllahov” nga Velesi. Pjesëmarrësit kishin mundësi të njihen më detajisht me softuerin Wiki dhe përdorimin e tij, si dhe të mësojnë si të redaktojnë tekst, të krijojnë lidhje dhe të shtojnë referime, të redaktojnë fotografi, multimedia, tabela, kategori dhe faqe për bisedë.
Në fund të trajnimit, prodhimi final i pjesëmarrësve ishte artikulli i redaktuar për Velesin, sipas standardeve të ueb-faqes Wiki.mk.
Trajnimin e mbajtën Kirill Simeonovski dhe Snezhana Shtërkovska nga organizata joqeveritare “Wikimedia”. Këto trajnime janë pjesë e komponentës për TKI të projektit për bashkëpunim të decentralizuar ndërmjet Normandisë së Poshtme dhe Maqedonisë të Fondacionit Metamorfozis, që realizohet në partneritet me organizatën e lartëpërmendur.
Trajnimi në Veles është trajnimi i dytë i këtij lloji, pas atij që u mbajt më 1 prill në “Qendrën për përkrahje të organizatave joqeveritare” në Dibër.
Ndaje: